Protestat kanë sjellë edhe të dëmtuar si nga forcat e rendit, ashtu edhe nga protestuesit. 12 efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur, e po ashtu edhe 2 protestues. Ata janë në ambjentet e spitalit ku po marrin trajtim mjekësor.
Policët dhe protestuesi mbetën të lënduar gjatë momenteve kur militantët hodhën bomba molotov njëra pas tjetrës tek godina e kryeministrisë dhe e kryesisë së Kuvendit.
Bombat shpërthyen në flakë të fuqishme, ku u rrezikuan edhe vetë protestuesit që çanë kordonin e policisë dhe u ngjitën deri tek hyrja e godinës së kryeministrisë./ i.h










