Një shtetas shqiptar në Gjermani ka humbur jetën tragjikisht në një përleshje me thika. Bëhet fjalë për një rast në kampet e azilkërkuesve, kur 26-vjeçari është sulmuar rreth orës 20:40 të së mërkurës.
Lajmi bëhet i ditur nga portali BotaSot, ndërsa identiteti i viktimës nuk dihet ende. Sipas informacioneve të para, sherri mes azilkërkuesve është përshkallzuar pas disa debateve të forta.
Policia gjermane në Këln ka nisur hetimet, ndërsa vrasësi mësohet të jetë arratisur nga kampi.