• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FMN për Shqipërinë: Progres në reformën energjetike

by Aalison Pearse Stevens
25/02/2016 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin më të fundit për Shqipërinë në të cilin vlerëson reformat e ndërmarra në sektorin e energjisë elektrike. Raporti nënvizon se progresi i reformës në sektorin e energjisë ka qenë i dukshëm. “Humbjet në shpërndarje kanë rënë ndjeshëm bashkë me masën e garancive të parashikuara nga sektori publik. Niveli i arkëtimeve ka arritur tek 100%. Bazuar mbi arritjet e deritanishme, sektori i energjisë elektrike mund të kthehet financiarisht i qëndrueshëm në vitin 2018. Gjithashtu, është e mundur që një pjesë e burimeve të përfshira në Buxhetin e vitit 2016 të shpëtohen”, thuhet në raport.

Fondi Monetar Ndërkombëtar shkruan në raport se ligji i ri për sektorin e energjisë elektrike në përputhje me Paketën e trete Rregullatore të Bashkimit Evropian u miratua në Prillin e vitit 2015. “Ai përfaqëson një hap vendimtar përpara drejt rrugës së gjatë për qëndrueshmërinë e plotë energjitike”, thotë raporti. Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar për programin me Shqipërinë, Anida Tuladar theksoi se në aspektin afat-shkurtër ne presim që rritja ekonomike të vijë nga investimet e huaja të drejtpërdrejta në sektorin e energjisë përmes projektit të gazsjellësit trans-adriatik dhe projektit Statkraft për hidrocentrale.

“Përsa i takon reformës strukturore, siç e përmenda në sektorin e energjisë janë shënuar arritje të rëndësishme por ka vend për të bërë më shumë në këtë fushë. Në veçanti po përqëndrohemi në qeverisjen e korporatave në këtë sektor. Reforma në sektorin e energjisë dhe ajo e pensioneve ishin reforma të rëndësishme. Ndërsa Shqipëria përparon në rrugën e saj të anëtarësimit në B.E., ky është një katalizator i fuqishëm për të nxitur procesin e reformave dhe mendoj se është një mundësi e mirë për të zbatuar këto reforma”, u shpreh Tuladar.

Në raportin e FMN-së thuhet gjithashtu se një grup pune është ngritur për të identifikuar opsionet më të mira për ristrukturimin dhe privatizimin e kompanisë së naftës Albpetrol. “Më synim diversifikimin e burimeve energjetike, parashikohet që masterplani për gazin natyror të jetë gati në Nëntorin e vitit 2016 duke identifikuar të gjitha aspektet që lidhen me tregun e gazit”, shkruan raporti.

BW

Next Post

Myslym Keta, 50 vjet nga vdekja misterioze e atentatorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In