• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përleshje e armatosur mes policisë armene dhe disa grupeve opozitare, dhjetëra të plagosur

by A R
30/07/2016 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia speciale është përleshur me qindra protestues mbrëmë vonë, afër kompleksit të policisë në kryeqytetin Erevan, që është i okupuar nga personat e armatosur, të ndërlidhur me opozitën në Armeni.

Dhuna, nga e cila janë lënduar tre gazetarë të Radios Evropa e Lirë, ka shpërthyer pas të shtënave dhe eksplodimeve, që dëgjoheshin nga kompleksi i Stacionit të policisë në lagjen jugore Erebuni. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse forcat e policisë kishin zhvilluar operacion të shkallës së gjerë atje.

Protestuesit, që i mbështesin personat e armatosur, papritmas janë përpjekur t’i afrohen ndërtesës nga lagjja e afërt, Sari Tagh. Disa prej tyre kanë hedhur gurë kur ata janë konfrontuar me policinë speciale, që ka përdorur granata trullosëse.

Shefi i Policisë së Erevanit, Ashot Karapetian, dhe zyrtarët e lartë të agjencive për zbatim të ligjit, ua kanë tërhequr vërejtjen dy liderëve të protestuesve, Armen Martirosian dhe Levon Barseghian, se ata duhet ta drejtojnë masën prapa në qendër të qytetit.

“Armenë, ju nuk i keni nën kontroll ata”, ka thënë shefi i policisë Karapetian dhe ka shtuar se “ata po gjuajnë gurë, ndërsa disa policë janë të lënduar. Thuaju njerëzve le të kthehen prapa ku ju keni mbajtur tubime deri tash”.

Njëri nga liderët e protestuesve, Armen Martirosian, ka thënë se gurët ishin gjuajtur nga “provokatorët” dhe i ka siguruar oficerët se masa e protestuesve nuk ka për qëllim të kalojë nëpër kordonin e policisë dhe të depërtojë në kompleksin e stacionit policor.

Por, oficerët nuk i kanë pranuar këto siguri të paraqitura nga ky lider i protestuesve. Ata kanë theksuar se tubimi është ilegal dhe se të shtënat rreth kompleksit të policisë, paraqesin rrezik të madh për të gjithë pjesëmarrësit.

Pas afro 10 minutash, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe granata trullosëse kundër protestuesve.

Disa protestues, përfshirë tre gazetarë të Radios Evropa e Lirë – Karlen Aslanian, Hovannes Movsisian dhe Garik Harutiunian, janë sulmuar dhe rrahur nga një grup i madh i njerëzve të armatosur me rroba civile, derisa ata tërhiqeshin nga qendra e Erevanit.

Njerëzit, që duket se ishin oficerë të policisë, e kishin tejet të qartë se ata po i sulmonin gazetarët.

“A po filmoni?”, i ka pyetur reporterët njëri prej personave të armatosur, para se ta godiste gazetarin Movsisian, duke e thyer kamerën e tij dhe duke ia marrë shenjën e gazetarit.

“U thashë se nuk po xhiroja, por ata kanë vazhduar të më godasin”, ka thënë Movsisian me telefon dhe ka shtuar se e ka parë një duzinë njerëzish nga radhët e protestuesve të lënduar dhe të arrestuar.

Dy gazetarët e tjerë të Radios Evropa e Lirë, po ashtu, ishin lënduar para se të largoheshin të sigurt nëpër një rrugë tjetër.

Pothuajse në të njëjtën kohë, policia, po ashtu, e ka shpërndarë një turmë më të vogël të njerëzve, që ishin tubuar në një rrugë që çonte në stacionin e okupuar të policisë. Në këtë segment rrugor janë organizuar protesta gati të çdoditshme në mbështetje të personave të armatosur në stacionin e policisë.

Policia e ka përdorur forcën, pak momente pasi një oficer i lartë u tha afro 200 njerëzve që qëndronin aty, se tubimi i tyre ishte ilegal. Pas kësaj, janë arrestuar dhjetëra protestues.

Një person i ri ishte i përgjakur në fytyrë, derisa policët e tërhiqnin. Oficerët pretendonin se ai ishte rrëzuar në tokë dhe ishte lënduar para se të kapej nga policët.

Në këtë hapësirë, policia nuk i ka sulmuar gazetarët ose penguar punën e tyre.

Një tjetër korrespondent i Radios Evropa e Lirë, i ka parë shtatë njerëz duke vrapuar për në qendrën mjekësore në Erebuni, që ishte spitali më i afërt, pas më tepër se një ore pas shpërthimit të dhunës. Katër prej tyre ishin policë të lënduar. Nuk ishte e qartë se kush ishin të tre personat e tjerë të lënduar.

“Një polic është plagosur nga të shtënat me armë jashtë kompleksit të policisë në Erebuni dhe është dërguar në spital”, ka shkruar në rrjetin Facebook në mesnatë, zëdhënësi i policisë së Armenisë, Ashot Aharonian.

Ai nuk ka shkruar se kush ka shtënë kundër policit.

Së paku 20 protestues të lënduar janë dërguar në një spital tjetër në kryeqytetin Erevan. Një mjek në këtë spital i ka thënë Radios Evropa e Lirë se shumica prej tyre kishin të djegura të shkaktuara nga mjetet policore dhe se dy prej tyre ishin në gjendje serioze.

Njëherësh, Aharonian e ka mbrojtur përdorimin e forcës kundër protestuesve në Sari Tagh, duke pretenduar se protestuesit ishin përpjekur t’u bashkoheshin personave të armatosur që janë të rrethuar nga policia, në këtë lagje.

Ai ka insistuar se forcat e sigurisë “nuk po ndërmarrin kurrfarë operacioni” kundër personave të armatosur që janë mbështetës të opozitës.

Aharonian ka premtuar se policia “menjëherë” do të zhvillojë hetime për sulmet e dhunshme kundër gazetarëve të Radios Evropa e Lirë dhe mediet e tjera, që kanë raportuar nga zhvillimet dramatike në kryeqytetin e Armenisë./Express/a.m.

Next Post

Ermonela Jaho në skenën "Orange" në Francë përkrah Placido Domingo-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In