• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përkujtohet 75-vjetori i Konferencës së Pezës, Meta: Shembull bashkimi!

by A R
16/09/2017 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e 75-vjetorit të Konferencës së Pezës, veteranë lufte, përfaqësues të ekzekutivit, deputetë e drejtues të pushtetit vendor, morën në ceremoninë e organizuar në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme që shënon bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazifashistë.

Në nderim të kësaj dite, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për të gjitha moshat, që nga fëmijët, ata më pak të rriturit, të rinjtë, e deri tek të moshuarit që duan të evokojnë përpjekjet e popullit shqiptar për çlirimin e vendit.

I pranishëm në këtë festë, Presidenti Ilir Meta deklaroi se ai shembull bashkimi duhet ndjekur edhe sot për të mirë të vendit dhe shqiptarëve.

Meta bëri apel që në këto raste jo vetëm të ketë përkujtime por edhe aktualizim të vlerave.

Për 3 ditë me radhë Bashkia e Tiranë ka organizuar një festë me rastin e Konferencës së Pezës.16 shtator 2017

“Jemi këtu për të shprehur mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata përfaqësues që lanë dallimet politike dhe idetë e ndryshme dhe u bashkuan këtu në Pezë për një qëllim të përbashkët dhe madhor për çlirimin e vendit nga pushtuesi. Jemi këtu për të shprehur mirënjohjen edhe ndaj popullit të Pezës dhe ndaj patriotit të jashtëzakonshëm Myslym Pezës, i cili falë patriotizmit të tij, burrërisë së tij, besës së tij, ndihmoi që të bashkoheshin këtu forcat më patriotike të kohës, nacionalistët, antifashistët, komunistët me një platformë të vetme dhe një platformë të përbashkët.

Peza e pagoi shtrenjtë Konferencën që u mblodh këtu. Peza u gjakos dhe u dogj si asnjë krahinë tjetër në Shqipëri sepse ajo sfidoi pushtuesin pikërisht nën hundët e tij. Ajo i hodhi themelet e bashkimit të luftës për liri pikërisht kaq pranë kryeqytetit të vendit dhe mesazhi i saj u shpërnda anembanë Shqipërisë në një kohë shumë të shpejtë”, u shpreh Meta raporton Shqiptarja.

Kreu i shtetit shtoi se “Pezën jo vetëm ta kujtojmë dhe gjithashtu këtë Konferencë të lavdishme, por mesazhet e saj duhet gjithmonë t’ja përshtasim të tashmes dhe të ardhmes duke gjetur gjithmonë forca dhe vetëdije për t’u bashkuar dhe për të bashkëpunuar për të mirën e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve”./a.m.

Next Post
Urdhëri i parë i Xhafajt, nis procesi i Vettingut në Polici, Gardë dhe SHÇBA

Urdhëri i parë i Xhafajt, nis procesi i Vettingut në Polici, Gardë dhe SHÇBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

March 15, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

March 15, 2026
Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

March 15, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

March 15, 2026
Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In