• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Urdhëri i parë i Xhafajt, nis procesi i Vettingut në Polici, Gardë dhe SHÇBA

by A R
16/09/2017 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Urdhri i parë i firmosur nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është ai për Vettingun në radhët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së.

Siç ishte lajmëruar më herët, Ministri Xhafaj ka firmosur nisjen e punës për ngritjen e strukturave që do të përgatisin procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës, integritetit dhe aftësive profesionale të punonjësve të Policisë, Gardës dhe SHÇBA-së.

Në urdhër parashikohet ngritja e grupit të punës, i cili kryesohet nga zv.ministri i Brendshëm dhe do të asistohet nga misionet e asistencës së BE-së (Pameca V) dhe ShBA-së (ICITAP), si dhe ekspertë të mirënjohur ndërkombëtarë. Kontributi aktiv i asistencës ndërkombëtare do të ndihmojë për zhvillimin e një procesi teknik sa më profesional, transparent dhe të besueshëm.

Ndër detyrat kryesore të punës së këtij grupi parashihen: analiza e gjendjes aktuale si dhe hartimi e propozimi i një pakete të plotë ligjore, për realizimin e këtij procesi Vettingu, që duhet të  dorëzohet brenda këtij fundviti.

Ky proces është pjesë e prioriteteve të Ministrisë së Brendshme dhe synon verifikimin e pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale (Vetting) të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

Procesit të Vettingut do t’i nënshtrohen të gjithë punonjësit e strukturave të mësipërme pa përjashtim, në të gjitha nivelet, nga drejtuesi më i lartë deri te specialisti më i thjeshtë.

Rritja e besimit të qytetarëve në organet e rendit dhe sigurisë është një objektiv parësor i punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit./a.m.

Next Post
Përkujtimi i Konferencës së Pezës, veteranët i lënë FOTON e Enverit fëmijëve

Përkujtimi i Konferencës së Pezës, veteranët i lënë FOTON e Enverit fëmijëve

Comments 4

  1. Ardian katri says:
    9 years ago

    z.Xhafa qe eshte njeriu me i duhur per kete proces qe do shkepuse lidhejt e dyshimta te policise me krimin .Respekt per kete individ qe eshte drejtuesi i reformave me thelbesore ne vend

    Reply
  2. Jetmir Dule says:
    9 years ago

    Ndjehem krenar qe zgjodhem me nje lajm te tille.
    Brenda javes se pare te qeverise se re vendoset dicka e rendesishme.
    Cdo polic patjeter qe duhet te analizohet.
    Madje eshte dicka qe duhet te ishte bere me kohe, por dashakeqet nuk e kane bere ose lejuar te behet.
    Me vjen mire qe mori dikush guximin te perballet me ata qe mbajne peng fatin e shqipetareve.
    Dhe ky eshte Xhafaj

    Reply
  3. Arbold gjoka says:
    9 years ago

    Z.xhafaj po i kthen dinjitetin policis se shtetit,po ben nje pune te madhe te pabere me pare,me ne fund do paguajne ata qe kan shperdoruar detyren

    Reply
  4. lea xhika says:
    9 years ago

    Bravo zotit xhafa qe premtimin e dhen po e realizon ..me kete ai po na verteton te gjithve qe nuk gabuam qe e votuam..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ari humbet vlerë në tregjet ndërkombëtare, investitorët shqetësohen për inflacionin

Ari humbet vlerë në tregjet ndërkombëtare, investitorët shqetësohen për inflacionin

October 23, 2026
Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

October 23, 2026
Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In