• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përjetimi i tërmetit në Kroaci, flet biznesmeni shqiptar: Si një film, e vështirë ta përshkruaj me fjalë

by Ardit Rada
30/12/2020 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Është si një film, realisht nuk mund ta përshkruaj”, thotë Xhuljan Hamitaj biznemesmi shqiptaro-kroat, teksa mundohet të përshkruajë momentet e tmerrit pas tërmetit 6.3 ballë që goditi Kroacinë ditën e djeshme.

Xhuljan Hamitaj: Unë gjendesha në zyrën time, tek kjo ndërtesa këtu mbrapa, në afërsi të qëndrës së Zagrebit. Është një nga ndërtesat më të sigurta e cila mund ta përballojë edhe një tërmet 9-ballësh, në bazë të të të dhënave. Është si një film, realisht nuk mund ta përshkruaj. “

E ndërkohë situata bëhej edhe më e vështirë për shkak të rënies së linjave telefonike dhe internetit dhe pamundësisë për t’u lidhur me të dashurit e tyre.

Hamitaj rrëfen se situata në vend është tejet e tensinuar dhe njerëzit e kanë të vështirë të tregojnë sesi ndihen.

Xhuljan Hamitaj: Gjendja në Kroaci është tejet e tensionuar, duke filluar nga ora 6 e mëngjesit të sotëm janë ndjerë të paktën 20 lëkundje të magnitudave të ndryshme. Njerëzit janë tej mase të tensionuar edhe unë vetë personalisht. Është një gjendje ku nuk dihet nëse jemi të sigurtë apo jo? Është një situatë e cila po ndodh prej një viti dhe vazhdon të ndodhë. Njerëzit janë të pasigurtë dhe askund nuk mund të shikosh ndjesinë se po ofron periudha e ndërrimit të viteve. Shumë gjendje e tensionuar për momentin.

I pyetur për shqiptarët në Kroaci, Hamitaj rrëfen se për momentin asnjë shqiptar nuk rezulton i lënduar.

Xhuljan Hamitaj: Kemi bërë një evidencë, një thirrje për evidencë, sepse unë jam akstiv në komunitetin shqiptar në Kroaci. Falë zotit nuk ka të evidentuar ndonjë shqiptar të lënduar ose që ka nevojë për ndihmë.

E ndërsa Petrinja qyteti 150 vjeçar tashmë nën rrënoja, përballet me një numër të madh të të zhdukurish dhe të pastrehësh.

Xhuljan Hamitaj: Qyteti është dëmtuar rëndë, pothuajse qëndra e qytetit është rrafshuar me tokën dhe mund ta imagjinoini vetë se cilat janë pasojat. Të paktën 7 ose 8 persona kanë humbur jetën ndërkohë kërkimet vazhdojnë ende. Përveç viktimave banorët e atij qytetin nuk kanë ku të jetojnë, praktikisht e gjithë qëndra është e pabanueshme, siç e tha edhe kryeministri Plenkoviç dje.

Por edhe pse të shokuar, të frikësuar edhe vetë ata nuk kanë hezituar të shkojnë në ndihmë të atyre që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ta.

Xhuljan Hamitaj: Unë dhe disa shokë të mi kemi filluar të mbledhim ndihma. Pothuajse gjithë Kroacia, jo vetëm shokët e mi po mundohen të mbledhin rroba, ushqime, gjëra të nevojshme për qytetarët e pastrehë. Edhe nesër mbrëmjen e viti të ri do ta kalojmë në Petrinjë, qytetin afër Zagrebit, sepse ai qytet me të vërtet është sheshuar me tokën.  Ka pasur jashtëzakonisht shumë, kanë filluar grumbullimet dhe ekspeditat. Njerëzit janë treguar shumë solidar, kanë ndihmuar shumë.

Megjithatë ndihma nga jashtë për të përballuar krizën e vështirë është kusht.

Ndihma nga jashtë na bën të kuptojmë se në momente të tilla ne nuk jemi vetëm, në këto çaste të pasigurta.

Dhe pikërisht këtë gjë e tregoi edhe komisioneri i BE për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič gjatë vizitës së tij në Kroaci.

– Mesazhi im është,  ju nuk jeni vetëm. Jo vetëm e gjithë Kroacia është me ju, por i gjithë Bashkimi Evropian. Në më pak se 24 orë pas tërmetit, 14 vende plus Turqia kanë ofruar ndihmë. Kjo është provë se ju nuk jeni vetëm dhe se solidariteti i Bashkimit Evropian është aktiv dhe ekziston”  tha Lenarčič.

E ndërkohë shumë kanë marrë rrugët pa e ditur se për ku janë nisur, në kërkim të një strehe të sigurte ku mund të kalojnë natën./a.p

Next Post
Shënon me prekjen e parë të topit, çfarë debutimi për Mario Balotellin te Monza

Shënon me prekjen e parë të topit, çfarë debutimi për Mario Balotellin te Monza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In