• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Përjashtimi nga subvencioni/ Bie me 38 % volumi tregtar i bimëve medicinale

by A R
09/08/2016 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prodhimi i bimëve medicinale pa një rënie të fortë në vitin 2015 me rreth 38 për qind. Operatorët e fushës pohojnë se rënien e krijuar kufizimi i kultivimit të sherbelës.

Bima medicinale që ishte shkëlqimi i eksporteve shqiptare në SHBA ka parë vështirësi nga heqja e subvencioneve shtetërore ndaj bimës.

Xhavit Hysenaj nga shoqata e bimëve medicinale pohoi se, qeveria prej dy vitesh ka hequr subvencionin për sherbelën dhe sipas tij ky është shkaku kryesor, pse prodhimi ka rënë vitin e kaluar. Hysenaj tha se heqja nga harta e mbështetjes buxhetore për sherbelen erdhi pas reputacionit të keq nga fara e kontaminuar më 2013.

Hysenaj thotë se, problemet me farën nuk egzistojnë më, por mbështetja me subvencione nuk është rikthyer për te rritur prodhimin e bimës, raporton Monitor.

Në vitin 2015 u prodhuan 10.8 tonë sherbele nga 17.4 tonë që ishin më 2014.

Në vitin 2012 me përfshirjen në skemën e subvencioneve filloi të rritet kultivimi i bimëve mjekësore në vend.

Deri para pak vitesh sektori mbështetej vetëm në grumbullimin e përpunimin e bimëve të egra, të cilat edhe pse kanë më shumë vlerë në treg, nuk krijojnë hapësirë për të rritur eksportet.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë më 2012 u dhanë mbi 26 milion lekë për mbështetjen e fermerëve që kultivojnë bimë mjekësore, teksa u mbollën 376 hektarë me bimë medicinave, kryesisht sherbele.

Mirëpo Hysenaj pohoi se heqja e skemës së subvencioneve për bimët medicinave çoi për poshtë zhvillimet në sektor e për pasojë edhe eksportet e këtyre produkteve me mjaft reputacion në tregun ndërkombëtar.

Next Post

“Pasi e vranë, trupin e Arditit e fshehën mes plehrave”... familjarët akuzojnë eskavatoristin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In