• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Pasi e vranë, trupin e Arditit e fshehën mes plehrave”… familjarët akuzojnë eskavatoristin

by Java News
09/08/2016 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja e Ardit Gjoklaj akuzon eskavatoristin Edmond Kollari se, pasi e ka goditur 17 – vjeçarin, e ka fshehur kufomën mes plehrave për më shumë se 10 orë.

“U masakrua atje nga eskavatoristi, atë e kanë lënë 10 orë pa treguar hiç, kanë dashur ta zhdukin fare sipas atyre. Kemi njoftuar policinë. Të shtunën në darkë ka ikur turn i tretë, të dielën në mëngjes s’ka dalë hiç dhe nuk ka ardhur në shtëpi. Kemi dalë dhe kemi kërkuar gjithë ditën deri në orën 12:00, kemi njoftuar policinë. Pas orës 3 e kanë gjetur në mbeturina të fshehur.”

aridit gjoklaj sss

Në foto: Ardit Gjoklaj

Me dhimbjen e madhe të humbjes së adoleshentit, xhaxhai i tij Lush Gjoklaj, në emër të familjes kërkon nga ana e institucioneve zbardhjen e të vërtetës dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

“Shtetit ja lëmë në dorë shtetit se eskavatoristi që e ka mbytur dhe ka dashur ta fshehë, na ka borxh si rregull gjithë jetën.”

Ardit Gjoklaj, djali i një oficeri policie, kishte një javë që kishte filluar punë në landfill për të siguruar para për vitin e ri shkollor.

homazhet

Edurim Teqja, 48 – vjeç, administratori i firmës 3R, përgjegjëse për seleksionimin e plehrave është shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa katër punonjës, mes tyre dhe eskavatoristi, janë arrestuar pas ngjarjes. Ditën e sotme, trupi i 17 – vjeçarit, Ardit Gjoklaj u preh në varrezat e Sharrës.

Intervista e plotë me xhaxhain e Arditit, Lush Gjoklaj.

Sot, keni varrimin?

“Sot kemi varrimin.”

Sa vjeç ishte?

“17 vjeç. U masakrua atje nga eskavatoristi, atë e kanë lënë 10 orë pa treguar hiç, kanë dashur ta zhdukin fare sipas atyre. Kemi njoftuar policinë. Të shtunën në darkë ka ikur turn i tretë, të dielën në mëngjes s’ka dalë hiç dhe nuk ka ardhur në shtëpi. Kemi dalë dhe kemi kërkuar gjithë ditën deri në orën 12:00, kemi njoftuar policinë. Pas orës 3 e kanë gjetur në mbeturina të fshehur.”

E kishin fshehur?

“Fshehur. Ata e kanë ditur se kanë qenë 40 shokë aty eskavatorisë, e kanë mbyllur dhe fshehur aty pas zetorit, me 90 % që të mos e gjejmë më.”

Po pastaj, dyshuat ju si familje?

“Ne dyshuam sepse aty e kishim çuar, pyetëm shokët ku ka qëndruar, ku ka ikur dhe pas orës 2:30 – 3 e ka gjetur policia. Nuk na ka njoftuar askush se është gjetur, vetëm te Spitali Ushtarak kur e kanë dërguar kufomën atje, ishte i shpërfytyruar , pa kokë pa krahë, i hapur plotësisht. Ka qëndruar 10 orë në mbeturina në mes të vapës.”

 Çfarë dyshoni ju se ka ndodhur?

“Ne dyshojmë se është mbytur aty prej eskavatoristit, ata kanë dashur që t’i humbin gjurmët dhe të mos bien fare në sy. Kur ka qëndruar 10 orë aty, normal që kanë dashur ta fshehin. I kemi pyetur 20 herë shokët dhe thonin nuk e kemi parë, nuk ka dalë nga puna fare, nuk e kemi takuar.”

Prej sa kohësh punonte Arditi aty?

“Punë jave sepse ka punuar për pushime verore, hajt se po merr ndonjë lek për vete dhe për familjen. Afër shtëpisë e ka pasur.”

Ka lënë vëllezër, motra?

 “Ai ka lënë një vëlla më të madh se veten dhe një motër më të vogël. I ati është polic, ka punuar 20 vite polic, vëllai i tij ka qenë gjithashtu polic dhe është dëshmor i atdheut. As policia s’na ka respektuar as nuk ka ardhur njeri, Saimir Tahiri si bën gjithë këtë punë, me humb një kufomë e mos me e gjet. Për respekt të shokëve të vet që i kam pas dëshmor atdheu dhe tjetrin polic 20 vjet.”

Çfarë kërkoni nga shteti pas kësaj ngjarje?

“Shteti duhet të jetë më i vendosur vetë dhe më i drejtë vetë. Për një kufomë 17 vjeç që është lënë 10 orë aty, është dashur që të na njoftojë për gjetjen e kufomës dhe për vijimësinë e veprimeve të tyre lidhur me këtë çështje.”

 A e dinit që nuk e kishin siguruar djalin?

“Ne nuk e dimë këtë.”

Më përfaqësuesit e firmës që janë arrestuar, keni kontaktuar?

“Ne s’ka kanë lënë të takojmë asnjeri, as na ka thënë njeri gjë.”

Sa paguhej Arditi?

“Për rrogën nuk kam dijeni se sa paguhej.”

Ju ia lini shtetit në dorë ngjarjen?

“Shtetit ja lëmë në dorë shtetit se eskavatoristi që e ka mbytur dhe ka dashur ta fshehë, na ka borxh si rregull gjithë jetën.”

A ka patur konflikte me njeri?

“Djali nuk ka patur konflikte me njeri se ishte vetëm 1 7 vjeç,  tepër i ri dhe shumë punëtor, hidhej në klasën e 9-të.”

Nuk ka ardhur asnjeri për t’iu takuar?

Të paktën të vinte dikush për ngushëllime, nuk ka ardhur asnjeri.

Po nga Bashkia?

 “As bashkia, askush.”

Mendoni se mund të tentohet të mbyllet kjo çështje?

“Ne ja lëmë në dorë shtetit këtë çështje dhe të bëjë çfarë të dojë edhe pse besim nuk kemi në të, pasi u bënë 4 ditë që s’kemi asnjë të dhënë prej shtetit. U kapën katër veta por s’kemi asnjë të dhënë, dhe më kryesorja është se pse është lënë 10 orë aty se shteti e ka të lehtë shumë. Është mbytur natën.”

Ju e keni bërë denoncimin në mëngjes?

Ne e kemi bërë denoncimin në polici në 8 të mëngjesit se na ka humbur sepse nuk e kemi gjetur askund. Ata punonjësit e Landfillit  thanë se nuk ka dalë nga puna.

Pasi u gjet çfarë sqarimi i’u dhanë ata?

Pasi u gjet kufoma nuk ka kanë lënë të hyjmë atje për ta parë, vetëm te spitali. Te spitali s’kemi takuar asnjë as policë, as nuk ka ka s’qaruar njeri, kanë bërë letrat dhe kaq.

As ekspertizën mjeko-ligjore , asgjë s’na kanë sqaruar. Ne nuk kemi gjetur asnjeri përveç kufomës dhe infermieret.

Kemi katër ditë pa marrë asnjë informacion, por njeriu jonë ka ikur është masakruar, 10 orë ka qëndruar në mbeturina për të mos e parë njeri.

Ju dyshoni se ka patur tentativë nga eskavatoristi për ta fshehur kufomën?

Ne dyshojmë se ka pasur tentativë nga eskavatoristi për ta zhdukur. Eskavatoristi ka thënë se e kanë sjellë nga jashtë ka ardhur me mbeturinat dhe se nuk është mbytur këtu, djali ka qëndruar 10 orë aty i mbuluar në mbeturina, s’ka treguar njeri.

Tv Klan/a.k

Next Post

Fjalët e fundit e të dënuarve me vdekje para ekzekutimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme -

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme –

August 15, 2026
Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë -

Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë –

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com