• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përjashtimi i Berishës, Topalli: E shëmtuar, e turpshme dhe antiligjore! Basha, dështaku më i madh politik në 30 vite

by Java News
15/10/2021 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, duke komentuar vendimin e kryedemokratit Basha për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së thotë se ky ishte turpi më i madh që mund të ndodhte në këtë parti.

Në një intervistë për Ora News mer gazetarin Arnold Kariqi, Topalli thotë se përjashtimi i Berishës  shënoi kulmin e paligjshmërisë së Bashës si drejtues i PD.

Për Topallin ky është një momnent për të hapur një kapitull të ri dhe për ta rikthyer PD te vlerat e saj mbi të cilat është themeluar si parti.

Topalli: Është gjëja më e turpshme që mund të ndodhë. Gjatë gjithë jetës së tij ka vepruar me vendime personale, në anësimin dhe mosnjohjen e forumeve të vendimmarrjes, mosnjohjen e statutit, vendosjen e vetes së tij mbi ligjin për çdo gjë që ka bërë që kur është ulur në karrigen e kryetarit të partisë dhe kjo e fundit ishte gjëja më e paimagjinueshme që mund të mendonte njeriu.

Të përjashtosh ish-kreun e PD, themeluesin e PD, ish-presidentin, ish-kryeministrin, njeriun  që ka bërë opozitën më të fortë gjatë kësaj periudhëe pa mbledhur forumet dhe pa pasur një vendimmarrje të tyre, thjesht nje deklaratë të personit të tij, është e shëmtuar, antiligjore, nul në gjithë gjënë e vet. Ka sjellë një moment ku çdo gjë ka arritur pikën e saturimit brenda asaj force që prej vitesh jetonte njëfarë deligjitimimi që funksiononte në një vendimmarrje personale apo familjare të Lulzim Bashës.

Sigurisht do të vinte një moment ku gota do të derdhej, do hapej një kapitull i ri për të larguar njeriun që ka marrë peng opozitën shqiptare. Njeriu që është dështaku më i madh i historisë politike të këtyre 30 viteve.

Ish-nënkryetarja e PD-së pranon se PD është në një udhëkryq të madh, por si çdo sfidë tjetër edhe kjo sfidë mund të kthehet në një oportunitet  të madh për ta kthyer këtë parti në një alternativë të shqiptarëve për të larguar nga pushteti Edi Ramën.

Topalli: Nuk kam qenë kurrë jashtë PD edhe kur formalisht mund të dukej. Është një moment i një udhëkryqi të madh të opozitës në terësi dhe PD në veçanti, një krizë që po kthehet në një sfidë dhe si çdo sfidë ka mundësi të kthehet në një oportunitet të madh për të bërë një kthesë të madhe, së pari për të rikthyer ca vlera dhe parime që përbënin thelbin e PD, kthimin e demokracisë brenda kësaj force demokratike dhe së dyti duke bërë disa zgjidhje të nevojshme për tu kthyer në një alternativë për të larguar nga pusheti Edi Ramën dhe për të filluar një qeverisje të re për të nxjerrë vendin nga kriza, varfëria, borxhet, pasiguria e tj./m.j

Next Post
Ndërron jetë deputeti konservator në Britani, u qëllua disa herë me thikë

Ndërron jetë deputeti konservator në Britani, u qëllua disa herë me thikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In