• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përjashtimi i Berishës/ Tabaku: Fjala i takonte Bashës, s’mund të pyesim strukturat për çdo vendim

by Java News
23/09/2021 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku foli në “Radarin Informativ” përballë gazetares Jonida Shehu në lidhje me situatën e brendshme në PD dhe përjashtimin e Sali Berishës. Ajo u shpreh se vendimi pezullon Berishën derisa çështja e tij të zgjidhet që edhe PD të mos cenohet nga kjo situatë.

Nisur nga raporti personal me ish-kryetarin e PD, Tabaku theksoi se kjo nuk lidhet me arsye personale, por në lidhje me marrëdhëniet e PD me SHBA.

Pyetur nëse ky vendim duhet të ishte marrë nga strukturat e PD, Tabaku theksoi se nuk mund të pyeten strukturat për çdo vendim politik që në këtë rast i takonte kryetarit të votëbesuar pak muaj më parë, Lulzim Basha.

Ajo foli edhe për lëvizjen e brendshme në PD të nisur nga vetë Berisha dhe të mbështetur nga disa deputetë, një prej të cilëve edhe Flamur Noka i cili tha sot se Kuvendi duhet të mblidhet për të shkarkuar Bashën. Tabaku u shpreh se ndjen keqardhje për këto deklarata duke i quajtur ato emocionale.

Pjese nga intervista

Si e komentoni ju përjashtimin e Sali Berishës?

Nuk ka një përjashtim të Sali Berishës. Ka një pezullim të tij derisa çështja e tij të zgjidhet. Që PD të mos cenohet nga kjo çështje është marrë ky vendim. I jam mirënjohëse për mundësinë që më është dhënë. Nuk besoj se do ketë qejfmbetje ndaj meje. Unë kam ardhur nga strukturat e PD dhe e di çfarë rëndësie kanë ato. E di dhe vlerën e mendimit të tyre. Ky vendim u mor për të pasur më shumë shqiptarë të lumtur dhe për të mos cenuar marrëdhëniet e PD me SHBA. PD është një aset kombëtar.

A e kuptojnë këtë militantët?

Unë kam qenë sot me përfaqësuesit e zonave që kemi qenë bashkë më zgjedhjet., Debati bën mirë nuk bën keq. Jemi takuar për të folur dhe për të dëgjuar se çfarë mendojnë ata. Për të kuptuar se çfarë emocionesh janë të përfshira në këtë vendimmarrje. Ne nuk i mbledhim dot strukturat për çdo vendim. Në maj të këtij viti PD votoi për Bashën dhe e vendosi peshën e vendimit politik mbi kryetarin e saj. Nuk është normale që ne çdo vendim t’ia kalojmë të tjerëve sepse kemi frikë t’i marrim vetë.

Ata janë të surprizuar, a mund ta kishit marrë mendimin e tyre?

Kjo është e pamundur. Ky është një vendim politik. Berisha është anëtar i përjetshëm i këshillit kombëtar të PD por duhet të shikojnë për të ardhmen e PD dhe të gjithë shqiptarët. Shqipëria ndodhet në udhëkryq. Është normale që ka debat. E përbashkëta e këtyre diskutimeve është largimi i Edi Ramës.

Mbështetësit e Berishës flasin për largim të Bashës. Noka ka deklaruar se Kuvendit duhet të mblidhet për të larguar Bashën

Ndjej keqardhje kur dëgjoj deklarata që shkojnë në nivel emocional. Nuk dua t’i jap rëndësi kësaj sepse nuk më duket që ky janë thelbi i diskutimit. Nuk ka asnjë çedim që e keqja më e madhe sot është Edi Rama. Diskutimi kryesor që ne kemi me qytetarët është e nesërmja dhe bërja e PD fituese. Ndërkohë që unë po prisja këtu ne dëgjuam diskutimet në PS e Shkodrës. Një ndarje pushteti në tepsi. Debati bën mirë dhe e forcon PD-në. Qëllimi i përbashkët sot është largimi i Edi Ramës. Vendimi që u mor pas diskutimesh dhe negociatash. Është bërë maksimumi që të kishte një zgjidhje tjetër

Nuk kishte asnjë opsion tjetër?

Jo. Edhe zot Berisha e di që është bërë maksimumi.

Programin e qeverisë e quajtët propagandë…

Programi është jashtë realitetit. Dhe ashtu si në dy mandatet e para nuk do zbatohet. Vetëm 53% e fondit të rindërtimit është shfrytëzuar. Pritën që fondet për tërmetin t’i zbatojnë në këmbim të votave. Ata e premtuan këtë edhe para dy vitesh që brenda një viti do përfundojë e gjitha. Premtimet janë marrë disa herë njëra pas tjetrës. Kam humbur shpresat që ndonjë deklaratë e PD mund të qëllojë e vërtetë. Unë jam përpjekur të jem objektive. Tërmeti dhe pandemia janë përdorur për fushatë elektorale.

/m.j

Next Post
Rama “sfidon” Berishën nga SHBA, takohet me Soros: Një mik i çmuar dhe mendje e rrallë!

Rama "sfidon" Berishën nga SHBA, takohet me Soros: Një mik i çmuar dhe mendje e rrallë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In