• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përjashtimi i Berishës dhe përkrahësve të tij/ Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve në PD për zgjedhjen e krerëve të degëve

by Java News
12/01/2022 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike. Ashtu siç ishte paralajmëruar dje, kryedemokrati Basha dhe anëtarë të PD-së janë mbledhur në selinë blu.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat një ditë më parë, bëhet e ditur se temë e diskutimeve do të jetë kalendari dhe masat për organizimin e partisë, pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit.

Një organizim i tillë ishte parashikuar të zhvillohej më parë, por për shkak të protestës së të shtunës (8 janar) u shty.

Do të flitet për zgjedhjet e reja të seksioneve dhe grupseksioneve të degëve të PD, si dhe për zgjedhjen e kryetarëve të degëve, në ato vende që kanë mbetur pa kryetar.

Pas Kuvendit të 11 dhjetorit, lidershipi i PD, shkarkoi 11 kryetarë degësh, pasi nuk iu bindën urdhrit të kryetarit Gazment Bardhi për të nisur përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit, të thërritur me vendim kryesie.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Të nderuar Kryetarë. Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën

8 Janar. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë.

Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi./m.j

Next Post
EMA kundër dozës së katërt: Vaksinimi i shpeshtë mund të rrezikojë sistemin imunitar

EMA kundër dozës së katërt: Vaksinimi i shpeshtë mund të rrezikojë sistemin imunitar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com