• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjysmohet numri i të infektuarve aktivë me COVID/ Në të gjithë vendin janë vetëm…

by Java News
10/05/2021 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rënia e rasteve të reja nga njëra anë dhe shifrat e larta ditore të të shëruarve në anën tjetër kanë sjellë përgjysmim të të infektuarve aktivë.

Në të gjithë vendin aktualisht janë rreth 12 200 persona me status aktiv, që do të thotë pozitivë me COVID-19.

SITUATA

Të dielën janë raportuar vetëm 57 raste të reja, ndërkohë që numri i të shëruare është shumë herë më i lartë. Sipas Ministrisë, në 24 orët e kaluara janë negativizuar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë. Prej muajsh ritestimet janë hequr, çka do të thotë se në përfundim të 14 ditëve, personat e prekur konsiderohen të shëruar. Lidhur me situatën e një dite më parë, “janë kryer 1,952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 57 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamzë, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull”, kanë bërë me dije autoritetet. Por pavarësisht këtyre treguesve, ekspertët kanë paralajmëruar një rritje të shifrave pas 15-ditëshit të parë të këtij muaji dhe kjo për shkak të grumbullimeve të krijuara në fushatë nga partitë politike. Kjo do të diktojë edhe ecurinë e masave, pra nëse do të vijohet me të njëjtin plan masash apo do të ketë lehtësim të mëtejshëm.

NË SPITAL

E qëndrueshme prej javësh tashmë paraqitet situata edhe në spitalet COVID. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Ndërsa edhe më shpresëdhënës është fakti që të shtunën, në spitalin Infektiv nuk ka pasur asnjë shtrim të ri. Ndjeshëm janë ulur edhe fatalitetet si pasojë e koronavirusit. Të dielën është raportuar 1 humbje jete. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me COVID19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

VAKSINIMI

Ndërkohë ka arritur në 600 mijë numri i personave të vaksinuar. Lajmi është bërë me dije një ditë më parë nga Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale. Pjesa më e madhe e të vaksinuarve janë persona mbi 60 vjeç, te të cilët është aplikuar vaksina kineze./ panorama

g.kosovari

Next Post
Kthjellime e vranësira të lehta, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Java nis me diell, shi dhe ulje temperaturash/ Zbuloni surprizat e motit për ditët në vijim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In