• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përgjohet Mbretëresha e Britanisë, zbulohen kritikat e saj për kinezët

by A R
11/05/2016 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kryeministrit David Cameron, i cili i quajti një ditë më parë disa vende, përfshi Nigerinë e Afganistanin, si tepër të korruptuara, tashmë nën “përgjim” apo regjistrim të paautorizuar ka përfunduar edhe vet Mbretëresha Elizabeth.

Sipas asaj që ka thënë, “zyrtarët kinezë kanë qenë tepër të pasjellshëm me ambasadorin britanik gjatë vizitës së Presidentit Xi Jinping në Britani vitin e kaluar”.

Komentet e bëra prej saj kanë qenë gjatë një feste në kopshtin e pallatit mbretëror Buckingham Palace, ditën e martë, në po të njëjtën ditë kur Cameron ishte kapur teksa bënte vlerësime aspak diplomatike rreth vendeve pjesëmarrëse në samitin britanik të antikorrupsionit.

E nëse deklarata e Cameron duket veçanërisht e vështirë për shkak se udhëheqësit e vendeve të korruptuara do t’i presë vet gjatë samitit, përcjell TopChannel, komentet e Mbretëreshës shihen si problematike dhe aspak ndihmuese për përpjekjet e vendosura të qeverisë britanike për të përforcuar lidhjet tregtare me Kinën.

Bazuar mbi rolin e saj kushtetues, monarkja 90-vjeçare kurrë nuk bën ndonjë koment politik apo diplomatik që konsiderohet i ndjeshëm në publik, ndërkohë që është po aq e rrallë që përmbajtjet e bisedave të saj private të mund të zbulohen.

Në pamjet e publikuara, mbretëresha shihet teksa takohet me zyrtarin e lartë të policisë, Lucy D’Orsi, i cili prezantohet nga një zyrtar i festës si personi që ka qenë në krye të çështjeve të sigurisë gjatë vizitës së Xi Jinping në tetor të vitit të kaluar. “Oh, sa fatkeq”, ishte shprehja e parë e mbretëreshës pas këtij prezantimi./a.k.

Next Post

Çako paralajmëron vartësit: Nëse keni lidhje kriminale, jeni të parët pas hekurave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK jep pretencën në GJKKO, dënimet që kërkon për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

SPAK jep pretencën në GJKKO, dënimet që kërkon për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In