Në Komisionet parlamentare janë paraqitur për shqyrtim disa projektligje për paketën antikorrupsion.
Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar sot se ato duhen rishikuar, pasi kanë shumë mangësi, duke theksuar se në dispozita të caktuara shkelin të drejtat e njeriut.
Sipas Manjanit, ligji për përgjimet cënon privatësinë, pasi i jep të drejtë organeve përkatëse të përgjojnë edhe brenda banesave të zyrtarëve të lartë.
Duke folur në tryezën e konsultimit për ligjet anti-korrupsion, Manjani tha se “futja në ligj e dyshimit të arsyeshëm pa e përcaktuar qartë, është shkelje e të drejtave të njeriut”.
Ylli Manjani shprehu qëndrimin e tij kundër edhe propozimin e dëshmitarit anonim, pasi sipas tij është i pandershëm dhe në kundërshtim me legjislacionin ndërkombëtar. /a.m.