• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BERZH: Rritja e pabarazisë rrezik për ekonominë dhe stabilitetin politik

by A R
27/01/2017 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse statistikat zyrtare tregojnë se pabarazia ka rënë, qytetarët perceptojnë të kundërtën. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cilësoi rritjen e pabarazisë së perceptuar një rrezik jo vetëm për ekonominë, por edhe stabilitetin politik.

“Njerëzit mendojnë se gjatë 4 viteve të fundit pabarazia është rritur edhe pse statistikat zyrtare thonë se ajo ka rënë. Ky tregues vlen shumë. Perceptimet e publikut janë më të rëndësishme sesa ajo që tregojnë statistikat zyrtare në formimin e besimit të individëve, në formimin e institucioneve ekonomike dhe politike, por mbi të gjitha ato ndikojnë mënyrën sesi votojnë qytetarët”, thotë Francesca Dalla Pozza nga BERZH raporton TCH.

Zhvillimi i pabarabartë mes shtresave të ndryshme të popullsisë është një fenomen që ka prekur të gjitha ekonomitë e ngjashme të rajonit, ku rritja ekonomike ka shkuar kryesisht tek një grup i vogël i popullsisë

“Raporti i Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim evidenton se pabarazia në ekonomi, në mundësi dhe përfshirje financiare është rritur duke ndikuar negativisht mirëqënien ekonomike të vendeve në tranzicion. Gjetja e rrugëve të zgjidhjes është një sfidë e vështirë, ku edukimi financiar dhe përfshirja financiare vlerësohen si mundësi për të adresuar këtë problematikë”, deklaroi kreu i BSH, Gent Sejko.

Sipas Bankës Botërore, pabarazia u rrit veçanërisht gjatë krizës, e cila goditi më fort shtresat më të varfra. Por sipas ekspertëve të BERZH, lajmi i mirë është se periudha më e vështirë tashmë ka kaluar edhe në Shqipëri.

“Ekonomia po rritet në mënyrë të qëndrueshme prej 3 vitesh. Ne presim që kjo tendencë të vazhdojë edhe gjatë këtij viti me rritjen ekonomike që parashikohet të shkojë 3.5 përqind, e ndihmuar edhe nga projekti TAP. Por ajo nuk është e bazuar vetëm tek ky projekt, është një rritje me bazë të gjerë dhe kjo është inkurajuese”, u shpreh Peter Stanfey i BERZH-it./a.k.

Next Post
Ultimatumet kosovare po i rrezikojnë marrëdhëniet me miqtë

Ndalimi i Haradinajt, Franca: Nuk ka dimensione politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut

“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut

August 5, 2026
Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

August 5, 2026
Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”

Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”

August 5, 2026
Rregullat e reja të GJKKO/ Ndreca: Kufizime pa bazë ligjore! Cenojnë lirinë e medias dhe publicitetin e gjykimit

Rregullat e reja të GJKKO/ Ndreca: Kufizime pa bazë ligjore! Cenojnë lirinë e medias dhe publicitetin e gjykimit

August 5, 2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

August 5, 2026
Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motoçikletën, plagoset 1 person

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motoçikletën, plagoset 1 person

August 5, 2026
NASA i quan “dragonj”/ Retë e zjarrit në Evropë, çfarë janë dhe pse po alarmojnë ekspertët?

Vatër zjarri në Peshkëpi të Selenicës, rrrezikohen banesa. Flakët përfshijnë pjesërisht edhe një varrezë makinash

August 5, 2026
Berisha: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8,5 milionë euro Ermal Beqirit

Berisha: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8,5 milionë euro Ermal Beqirit

August 5, 2026
Koreja e Jugut nën "alardin e kuq" nga rritja e temperaturave, 21 persona të vdekur -

Koreja e Jugut nën alardin e kuq nga rritja e temperaturave, 21 persona të vdekur –

August 5, 2026
Flakët ‘nxorën në provë’ avionin e ri, “Air Tractor” nis operacionin në Mallakastër

Flakët ‘nxorën në provë’ avionin e ri, “Air Tractor” nis operacionin në Mallakastër

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com