Erion Braçe ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për përgjimin e tij nga punonjës së administratës, duke thënë edhe se ka fakte.
“E dëgjoj, pastaj e lexoj, pastaj e dëgjoj prapë dhe e rilexoj. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, thotë: Më kanë përgjuar!!
Mundohem të kuptoj si dhe kush e ka përgjuar dhe hiç!!
Nuk e kuptoj në botë si e kanë përgjuar dhe kush e ka përgjuar!
Ai thotë se administrata ka survejuar jetën e tij private dhe të familjes.
Po si?
Unë me përgjim kuptoj këtë punën e veshit në telefon, mobil apo fiks, në shtëpi apo në zyrë.
Këtë përgjim e bën SHIK, Prokuroria; nuk di tjetër.
Mos vallë kjo është arsyeja që Presidenti nuk e do më Prokurorin?
Por ai prapë thotë: më ka përgjuar administrata.
Ç’është ky stil i ri përgjimi që Presidenti e di dhe ne nuk e kuptojmë?” shkruan Braçe.