• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimi i Presidentit / Koçi: Nëse është e vërtetë, skandal! Gjata: SPAK të nisë hetimet

by A R
25/11/2021 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë në një nga intervistat televizive duke thënë se ai përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshëm dhe të huaja.

Meta ka treguar një rast që lidhet me zgjedhjet e 30 qershorit në vendin tonë. Presidenti ka theksuar se gjatë një udhëtimi me avion i kishte telefonuar Gramoz Ruçit, për anulimin e zgjedhjeve, ndërsa ka shtuar se Ruçit i komunikoi vetëm gjërat bazike, pasi sipas tij telefoni i presidentit përgjohej.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, deputeti i PS-së, Petro Koçi u shpreh se diçka e tillë mund edhe të mos jetë e vërtetë, por thjeshtë një justifikim për një bisedë të caktuar, por në rast se është një informacion i saktë, atëherë për deputetin përbën skandal.

“Normalisht, nëse ai ka një vlerësim të tillë, duhet ta çojë për ndjekje penale faktin, për të zbuluar se kush e përgjon. Se nuk është normale. Normalisht, nëse kjo është e vërtetë duhet që Meta të vërë në lëvizje mekanizmin e zbulimit të çështjes. Sepse, mund të mos jetë edhe e vërtetë, mund të jetë një gjë që ai e thotë për të justifikuar një rast bisede që për mua nuk kishte pse të rezervohej, sepse bëhej fjalë për një çështje politike të rëndësishme. Në qoftë se vërtetë përgjohet, përbën një skandal, por fakti që ai thotë që unë u rezervova të flisja se më përgjohej telefoni, për një çështje e cila është legale… çfarë të keqe ka?”

Deklaratat e Metës për Koçin nuk merren mjaftueshëm seriozisht pasi kohët e fundit ato kanë shprehur edhe çekuilibër psikologjik sipas deputetit.

“’Ne besojmë se telefonat përgjohen’ Kur flet presidenti i Republikës, duhet të flasë në emër të një informacioni të sigurtë, jo të flasë kuturu. Por, ka një gjë, që Meta është një president që nuk merret dhe aq seriozisht. Pra, ne e dimë që vitet e fundit ka bërë lloj-lloj deklaratash të cilat kanë shprehur edhe çekuilibër psikologjik.”

Për ish-Sekretarin për Çështjet Ligjore në PD, z.Çlirim Gjata, ajo çka duhet të ndodhë tani është ndërhyrja e SPAK. Sipas Gjatës, SPAK duhet të nisë menjëherë hetimet.

“SPAKU duhet të ndërhyjë urgjent, të fillojë hetimet, ose Meta të bënte kallëzim, po tani fakti që e ka nxjerrë në media, nuk ka nevojë as për kallëzim. Menjëherë SPAKu duhet të shkonte në zyrën e Metës dhe të merrte të dhënat.”

Edhe avokati Plarent Ndreca shpjegon se si presidenti Meta duhet të jetë më i kujdesshëm në deklaratat e tij, pasi përfaqëson një institucion.

“Presidentit të Republikës nuk i lejohet të flasë gjithçka. Pra, pikërisht sepse është president i Republikës, sepse ai është institucion dhe kur flet presidenti, flet institucioni. Dhe, nëse ne të tjerëve na lejohet të themi diçka më shumë, presidenti i Republikës, duhet të jetë shumë i kujdesshëm, për më tepër të thotë diçka të kësaj natyre, që përbën skandal në vetvete. Kreu i shtetit ‘përgjohet nga institucionet e brendshme’- tha, edhe të huaja. Pra, ka dhe skandal diplomatik, edhe ligjor të brendshëm. Mënyra se si e thotë dhe vetë presidenti dhe pret që të dalë në media për ta thënë, edhe e thotë si një gjë normale, tregon mungesë serioziteti të vetë institucionit që ai përfaqëson.”

/a.r

Next Post
Programi i Bashës për pronat, Kulluri i ‘përvishet’: Ndjesë idiote, tha na falni po do e bëjmë sërish

A falet Basha? Kulluri: Në 8 vite s’ka bërë gabime, por dështime të qëllimshme. T’i japim fund ciklit të hipokrizisë në 11 dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

September 4, 2026
Berisha niset për në SHBA: Ndjesi ndryshe, më kujton udhëtimin e parë!

Berisha niset për në SHBA: Ndjesi ndryshe, më kujton udhëtimin e parë!

September 4, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

In memoriam\ Anagnosti, ose kinematografia vs sociologjisë

September 4, 2026
Matura, dalin rezultatet e testit të anglishtes, këtu mund të kontrolloni notën

Mbi 250 studentë zgjedhin Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Infermieria më e kërkuara

September 4, 2026
Si ndodhi sulmi në dasmën iraniane? Municioni amerikan goditi çatinë e banesës dhe…

Si ndodhi sulmi në dasmën iraniane? Municioni amerikan goditi çatinë e banesës dhe…

September 4, 2026
Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

Ambasadori gjerman: Rusia po rrit presionin ndaj Gjermanisë dhe Europës

September 4, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Lumir, rezultati nuk është mercenar

September 4, 2026
Shqiptari i dënuar me 19 vite burg për vrasje humb në Angli betejën e bllokimit të ekstradimit

Shqiptari i dënuar me 19 vite burg për vrasje humb në Angli betejën e bllokimit të ekstradimit

September 4, 2026
Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

September 4, 2026
14 protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, mbështetësit në protestë: Nuk jeni vetëm!

14 protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, mbështetësit në protestë: Nuk jeni vetëm!

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com