• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

​Skandali i gjyqtarit të Gjirokastrës/ Manjani: Të shkarkohet, e papranueshme, hetim

by A R
27/10/2016 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas skandalit ku ishte përfshirë kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës duke e cilësuar si të papranueshme, ndërsa i ka kërkuar KLD ta shkarkojë.

“Ngjarja e transmetuar audio është shokuese! E papranueshme për figurën e cdo zyrtari aq më tepër gjykatës. I kërkoj menjëherë KLD ta shkarkojë gjyqtarin Guximtar Boci nga detyra e Kryetarit te Gjykatës si dhe ta pezulloje si gjyqtar.

Menjeherë fillojnë procedurat e inspektimit për procedim disiplinor! Nxis prokurorinë të fillojë hetimin penal” deklaron Manjani. Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar aferën seksuale ku është përfshirë kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Emisioni pretendon se kryegjykatësi i këtij rrethi ka kërkuar favore seksuale ndaj një qytetareje, e cila kishte një proces gjyqësor në këtë gjykatë. Në bazë të regjistrimit del që Boçi i ka kërkuar disa herë qytetares që të bëhet e dashura e tij dhe se gjyqin do ta fitonte. Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe ka kërkon takim me kreun e saj, Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i bën ofertë seksuale.

Pergjimi

Sistemi i Drejtësisë u trondit sërish mbrëmjen e sotme, pasi në emisionin investigativ “STOP”, u publikua regjistrimi audio i kryetarit të gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili kërkon favore seksuale nga një grua, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.
Kjo nuk është hera e parë që ky emision denoncon raste të abuzimeve në sistemin e drejtësisë. Rreth një muaj më parë, “STOP” denoncoi mitmarrjen e një oficeri të Policisë Gjyqësore, në këmbim të lirimit të një llogarie bankare, ndërkohë që në video përmendej edhe emri i një prokurori. Ishte pikërisht ky moment, kur në studion e “Opinion” prezantuesi Saimir Kodra njoftoi për ekzistencën e një tjetër videoje, ku një punonjës i rëndësishëm i drejtësisë shfaqet duke kërkuar favore seksuale për t’i dhënë çështjen një gruaje.

BISEDA SESI I ERDHI RROTULL KRYETARI, KUR QYTETARJA KISHTE HALL PER DOSJEN E SAJ…
Qytetarja – Ti e ke fajin.
Gjyqtari – Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë nanjë kafe.
Qytetarja – Pse s’të vija për kafe? Si të vija për kafe? Ti më kërkove të tjerat mua , si të vija për kafe unë?
Gjyqtari – Po ti, ato gjerat e tjera tek kafja jepen?
Qytetarja – Në momentin, që ti më vije në siklet dhe më kërkoje të tjera gjëra, unë s’mund të vija për kafe me ty.

Gjyqtari – 10 herë, unë ta them prapë, atë punë kam unë.
Qytetarja – Si ma thua ti?
Gjyqtari – Prapë, se më pëlqen ta them edhe e them, pse c’lidhje ka?
Gjyqtari – Ja të ikin këta.
Gjyqtari – Po tani, si ti them unë, t’ia kërkojme icik kësaj?
Qytetarja – Po mirë, ja të ikin.
—————————-
Qytetarja – Do më thuash pak mua, si do ta zgjidh këtë hall, që më ka… ?
Gjyqtari – Po c’a të të them unë, unë e kisha atje ti, se ne ia shkruam ne ia bëmë. Di unë si e bëtë ju?
Qytetarja- Po kam ardhur të kërkoj llogari, sepse ti më the cështjen e ke të fituar, jo se të bëj unë nder, por se të takon. A më the kështu?
Gjyqtari – Si mund të të përgjigjem kshu unë sa herë më thërret? Po kur të thërras unë?
Qytetarja – Se unë të thërras për hall, ti më thërret për qejf.
Qytetarja- Po mirë, ti po të ishe në vendin tim, të trokisje në derën e dikujt, të trokiste halli, se as të njihja më përpara, as më njihje . Më ofrove miqësi , më the kam respekt për babain tënd, do të ndihmoj, më vjen keq për ty, njërën, tjetrën…
Gjyqtari – Po.
Qytetarja – Deri këtu jemi shumë në rregull dhe me ato plus halle, që kisha. Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë, verbërisht i beson.
Gjyqtari – Unë ta ofrova?
Qytetarja –Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troc, se kshu ma the.
Gjyqtari – Po.
Gjyqtari – Të iku gjë ndonjë copë ty?
Qytetarja – Mua ndonjë copë?
Gjyqtari – Ee.C’pate ti?
Qytetarja –Më shqetësove.
Qytetarja – Si mund të ulesha unë prapë në kafe me ty? Në momentin e parë, që unë ulesha në kafe me ty, ti më thoje mua: dua të bëhesh e imja. Si do ulesha unë prapë për kafe?
Gjyqtari – Qe të bëhesh e imja duhet të doje edhe ti. Përderisa nuk doje ti…
Qytetarja – Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.
Gjyqtari – Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt…
Qytetarja – ….Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.
Gjyqtari – Ajo iku. Qe e para fare.
Qytetarja – Si iku ore?
Gjyqtari – Më kërkon llogari mua, se c’kam bërë. Në faqe në faqe të putha, është respekt.

KUR GJYQTARI I THOTE NE LOKAL SE ESHTE GATI TI HIDHET PRAPE…

(kalon një person)

Gjyqtari – C’është ky? Mos është ky, ai tëndi ky?

Qytetarja – Cili timi mo?

Gjyqtari – Ish-burri. Mos të ndjek më?

Qytetarja – C’punë kam unë, s’e njof fare kush është.

Qytetarja – Afrohu këtu mo afrohu këtu .

Gjyqtari – C’të afrohem , po u afrova nuk duroj dot.

Qytetarja – S’ka problem.

Gjyqtari – Do të puth prapë.

Qytetarja – C’do bësh mo?

Gjyqtari – Do të puth.

Qytetarja – Do më puthësh?

Gjyqtari – Po, ndaj largohu.


20161027-203203 by e-d21

Next Post
Atëherë ishte 22 vjeç dhe u dashurua me Presidentin e SHBA… çfarë thotë sot 43 vjeçarja Monica Lewinsky

Atëherë ishte 22 vjeç dhe u dashurua me Presidentin e SHBA... çfarë thotë sot 43 vjeçarja Monica Lewinsky

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtarisht me orën dimërore! Akrepat kthehen 60 minuta pas

Zyrtarisht me orën dimërore! Akrepat kthehen 60 minuta pas

October 25, 2026
Obama kritikon Trumpin për luftën në Iran dhe çmimet e larta: Këto zgjedhje janë shansi ynë i fundit

Obama kritikon Trumpin për luftën në Iran dhe çmimet e larta: Këto zgjedhje janë shansi ynë i fundit

October 25, 2026
Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In