• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përgjimet”/ Reagon kreu i PAA Duka: Skandaloze, para ligjit përgjegjësit

by A R
27/05/2016 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Agrare Ambientaliste në Vlorë, kryetari Agron Duka shprehu për herë të parë qëndrimin e tij ndaj skandalit të përgjimeve, duke kërkuar që përgjegjësit të vihen para ligjit.

“Dua të ndalem pak tek një nga skandalet e radhës ku opinioni publik duhet të informohet mbi realitetin e përgjimeve. Jo për faktin që edhe emri im është përfolur si një nga të përgjuarit, sepse nuk më shqetëson kjo, por si kryetari i një force politike opozitare e si qytetar i këtij vendi, natyrisht që shqetësohem.

Sipas informacioneve që unë kam marrë nga specialistë të fushës mund të them se ligji ka përcaktime rigoroze dhe nuk lë shteg për hamendësime ku dhe kur mund të bëhen përgjimet telefonike. Ka dy lloj përgjimesh që quhen:

  1. Parandaluese
  2. Proceduriale

Në të dy rastet është i domosdoshëm miratimi institucional. Kërkesat për përgjim bëhen nga institucione si SHISH, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Finanacave. Përgjimi parandalues kërkon miratimin e Prokurorit të Përgjitshëm për afate dhe shërben si indicie nëse duhet kaluar në përgjimin procedurial. Përgjimi procedurial që shërben për të kaluar provën pas miratimit të Prokurorisë duhet të marrë vendim gjykate dhe afatet mund të përsëriten dy, tre apo më shumë herë, aq sa e çmon prokurori dhe është e nevojshme për të kërkuar provën. Në çdo rast tjetër kryerja e përgjimeve për qëllime të tjera është e paligjshme dhe shkelje e rëndë, të cilat janë të ndëshkueshme ligjërisht. Nuk ka emergjencë që policia duhet ta zgjidhë e vetme. Për më të tepër emergjenca përfshin institucionet e Prokurorisë, SHISH-it si dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të cilët duhet të vihen në dijeni. Edhe nëse policia e shtetit kërkoi të bëjë trajnime me një pajisje përgjuese ka një protokoll ku ligji përcakton qartësisht këtë procedurë. Në këtë proces duhet të jetë edhe një përfaqësues i akuzës në mënyrë që të shmanget në çdo rast keqpërdorimi për qëllime të caktuara. Në rast të kundërt vihet në rrezik siguria kombëtare dhe kemi të bëjmë me shkeljen e ligjit. Pretendimet publike janë se është përgjuar deri edhe kreu i shtetit i cili është njëkohësisht edhe kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Një përgjim i tillë është i paligjshëm dhe vë në trysni e presion kundërshtarët politik dhe çdo subjekt tjetër që pret mbrojtjen dhe jo sulmin e paligjshëm nga policia. Prandaj Partia Agrare Ambientaliste e dënon këtë fakt dhe e denoncon dhe nëse vërtetohet një gjë e tillë kërkon që shkelësit e ligjit të vihen para përgjegjësisë”.

Ndërkohë gjatë këtij takimi kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste lëshoi akuza të drejpërdrejta ndaj qeverisë Rama për situatën e rrënuar ekonomikisht në vend. Sipas kreut të PAA, qeveria është e zhytur në skandale që ndjekin njëri-tjetrin.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të një qeverie e cila ka prodhuar vetëm rënie ekonomie duke mos mbajtur premtimet siç janë ato për pesëfishimin e fondeve për zonat rurale, për përdorimin e karburanteve në bujqësi dhe peshkim me çmime të reduktuara, për përfudimin e skemës ujitëse e kulluese brenda një mandati katër vjeçar, një investim prej 160 mln$. Në këto kushte të një kolapsi ekonomik, jo vetëm në zonat rurale faktikisht, qeveria mundohet me çdo mjet të zgjasë jetën e saj duke prodhuar kështu skandale që pasojnë njëri-tjetrin” tha zoti Duka./a.m.

Next Post

Polici Haluli rrëfehet pas surprizës që i bëri Tahiri: Si i rezistova sistemeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In