• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimet e drogës, deputetja e PD: Shteti dhe trafikantët janë një

by Java News
08/08/2017 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas shkrimeve në “Panorama” për përgjimet e grupit të trafikut me avion nga Vlora.

Tabaku shkruan se kryeministri nuk po reagon, edhe pse Shqipëria po furnizon Europën me drogë. Më poshtë statusi i saj.

STATUSI

A mund të luftohet droga kur trafikanët dhe shteti janë një?

Këto ditë të nxehta vere përpos traditës së kryeministrit për të paguar shkrime në prestigjiozet ndërkombëtare që flasin për një qeveri të suksesshme dhe një Shqipëri që po lulëzon, më ra në sy edhe përgjimi i një trafikanti i cili siguronte kolegun keqbërës se kishte paguar shumën e majme tek një person tepër i rëndësishëm për të vazhduar punën të pa shqetësuar. Prita një reagim të kryeministrit i cili jo më larg se disa ditë më parë u zotua për betejë ndaj drogës. Aq më tepër që përgjatë këtyre katër viteve raportet ndërkombëtare nga Departamenti i Shtetit Amerikan por edhe Europol janë: Shqipëria është portë hyrëse për heroinën, Shqipëria hambar i kanabis, Shqipëria furnizon Europën.

Heshtja është pohim, shpreheshin dikur romakët. Heshtja e kryeministrit dhe mos reagimi i tij është pranimi i asaj akuze që opozita ka katër vjet që ia përplas në fytyrë atij, asaj akuze që përsërisin partneret ndërkombëtarë e asaj akuze që duket qartë në sasinë e trafikuar dhe kapur në vendet fqinje. Ai që flet për çdo gjë, por jo për ato që kanë rëndësi sot hesht. Është e kuptueshme edhe heshtja e tij edhe kur euro ka rënë në nivele marramendëse tërësisht në kundërshti me trendin e saj, vetëm si pasojë e trafikimit të drogës dhe futjes së euros prej tregtisë së paligjshme.

Por sado të regjur jemi nga heshtja e kryeministrit mbi këtë temë, kur dëgjon “Një ton ia japim shtetit dhe të tjerat i kemi për vete” pret një ngritje në këmbë të një shteti dhe një qeverie për të zbuluar bashkëfajtorin në këtë krim. Por, në të kundërt heshtja është vulosja e radhës se kjo është një qeveri karteli. Bashkëpunëtore deri në fajësim të këtij krimi që ka kapluar vendin duke i shndërruar shqiptarët në eksportues të hashashit dhe jo vetëm. Dhe nëse mund të perifrazoj një shprehje të Ayn Rand “Nëse qeveria nuk arrin të të mbrojë më prej të korruptuarve, por mbron të korruptuarit prej teje, atëherë dije se je një komb i humbur”

Next Post
Trump i përgjigjet kërcënimit të Koresë së Veriut: Do të përballen me tërbim

Trump i përgjigjet kërcënimit të Koresë së Veriut: Do të përballen me tërbim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com