• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet/ “Do graso atje, para të thata jo toka”, pazari 50 mijë euro i burrit të gjyqtares

by A R
29/07/2016 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pritje për të pyetur gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, të pezulluar nga detyra, Majlinda Andrea, Prokuroria e Përgjithshme hedh dritë mbi përgjimet telefonike të cilat implikojnë direkt bashkëshortin e saj, Odhise Andrea e për rrjedhim edhe gjyqtaren.

Odhisea Andrea komunikon intensivisht me Petraq Dashin, madje edhe e takon duke negociuar çmimin në Rrogozhinë, derisa bien dakord për të ulur nga tarifa e kërkuar prej 60 mijë eurosh duke e zbritur në 50 mijë euro.

Gjatë përgjimeve, të akuzuarit e tjerë, Ilia Cabiri dhe Eleni Lino flasin në telefon me Petraq Dashin për çmimin se sa kërkojne “atje lartë” për ta zgjidhur çështjen dhe Petraqi shprehet se kjo punë në Gjykatën e Larte  do “graso”. Pasi takohet me Odhise Andrean , Ilia Cabiri interesohet në telefon për shumën e saktë duke pohuar se janë gati të japin tokë,  por Petraq Dashi i përgjigjet se  nuk duan as toka, as gjë, por i duan “të thata”.

Ai na e uli, shprehet Petraqi, nga 60 në 50 dhe për ne kjo është gjë e madhe, ndonëse Ilia Cabiri shton i pakënaqur se shumë janë edhe kaq. Një ditë pas kësaj telefonate, palët tërheqin shumën pranë një pike transferte monetare në Fier, ndërkohë që dy orë pas këtij veprimi, Petraq Dashi  komunikon sërish në telefon me bashkëshortin e gjyqtares. Petraq Dashi e pyet Odhise Andrean se kur do që të takohen, ndërsa ai i përgjigjet se sa më shpejt, aq më mirë se “vapë e madh dhe ikin njerëzit”.

Brenda ditës, Petraq Dashit ja dorëzon paratë në një qese të mbështjellë me letër, ndërkohë që të nesërmen e dhënies së lekëve, Gjykata e Lartë me anëtare në trupë gjyqësore Majlinda Andrean,  vendosi në dhomë këshillimi mospranim rekursi në favor të palës që pagoi./tch/a.m.

Next Post

Talenti 50 milionësh... Avdiaj i shtohet kombëtares kuqezi në eliminatoret e botërorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com