• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Përgjimet, biznesmeni Gjoka porositi vrasjet te Behar Bajri/ Ofroi deri në 110 mijë Euro për të vrarë Kleant Musabelliun

by A M
28/07/2023 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi kriminal prej 15 personash, ku vetëm 6 prej tyre u arrestuan u zbulua nga përgjimet e bisedave që ata realizuan me njëri-tjetrin në aplikacionin “Sky”. Pas informacioneve të mbërritura nga autoritetet e huaja, rezulton se biznesmeni Pëllumb Gjoka porositi disa vrasje tek Behar Bajri. Mes emrave që ai donte të eliminonte është dhe ai Kleant Muasabelliut, pasi ky i fundit e kishte plagosur disa vite më parë. Për këtë krim, Bajri ofroi tre shtetas të huaj për ta kryer dhe Gjoka ofroi shumën deri në 110 mijë Euro.

Mirëpo gjatë kësaj kohe, Ervis Martinaj kërkonte të vriste Gjin Boriçin, dhe sipas një marrëveshjeje me Behar Bajrin, ata shkëmbejnë vrasjet. Sipas SPAK, Gjin Boriçi u vra nga Behar Bajri dhe Denis Brahoviç, ndërsa akuzë për këtë vrasje ka edhe për Pëllumb Gjokën dhe shoqëruesin e tij të arrestuar, Edmond Preka.

Në vrasjen e Gjin Boriçit evidentohet edhe roli i Ardit Hasnabegaj, ish-shefi i krimeve në Shkodër. Ai shfaqet teksa bisedon me Pëllumb Gjokën, ku ky i fundit e pyet për provat e gjetura në vendin e ngjarjes. Ish-efektivi i thotë që kanë gjetur disa prova materiale dhe dyshojnë për gjakmarrje me persona të kollarisur, por Gjoka i shprehet që të mos merret me këtë ngjarje. Përgjimet kanë zbuluar se viktima i kishte sharë dhe këto e kishin masakruar me plumba. Këto biseda janë bërë edhe në aplikacionin Sky. Pas vrasjes së Gjin Boriçit, të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.

Ndërkohë për vrasjen e porositur ndaj Kleant Musabelliut janë ngritur akuza ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe Edmond Prekës. Nga përgjigjet, zbulohet se Musabelliu është fotografuar dhe janë dhënë të gjitha informacionet për hyrje-daljet e tij në rrugicat e lagjes ku jetonte. Në një prej komunikimeve, vëzhguesit u shprehen porositësve që kishin zgjedhur një vend të mirë për ta vrarë.

Krahas vrasjes, dhe atentatin ndaj Musabelliut, Prokuroria ka zbardhur dhe 2 ngjarje të tjera, në Shkodër. Bëhet fjalë për plagosjen e Taulant Pepajt, ngjarje e ndodhur në Shkurt të 2021 ku autor dyshohet Eljo Hato. Ndërsa krimi tjetër ku u tentua të vritet Dorian Dulit, Ibrahim Licit, dhe Genc Tafilit, u regjistrua në vitin 2020. Për këtë krim Astmer Bilali dhe ish-polici Ardit Hasanbegaj.

Për megaoperacionin që çoi në qeli 6 persona, emra të rëndësishëm të biznesit, prokurorisë dhe policisë, SPAK ka ngritur 11 akuza. Për ekzekutimin e urdhër-arresteve, policia ushtroi kontrolle në 26 banesa dhe ambiente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (server dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambIente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Gjatë aksionit të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë u arrestuan edhe dy persona të tjerë, jo pjesë e urdhër-arresteve. Ata u kapën në flagrancë me armë pa leje.

 

Next Post
Rusia kërkon dialog për t’i dhënë fund luftës, Ukraina refuzon e prerë

Rusia kërkon dialog për t’i dhënë fund luftës, Ukraina refuzon e prerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

September 16, 2026
Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Gogu pas vendimit të Hagës: “Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë”

September 16, 2026
“Liria ka një emër”, mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

“Vendimin do ta dërgojmë në apel”, flet mbrojtja e ish-krerëve të UÇK: Ditë e keqe për drejtësinë!

September 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Shtator 2026

September 16, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

Dënimi i komandantëve, Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

September 16, 2026
FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

September 16, 2026
Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

September 16, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

September 16, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

I dënoi me 81 vite burg në total, Specialja lëshon komunikatë për vendimin skandaloz ndaj ish-krerëve të UÇK

September 16, 2026
Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com