• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimet/ Basha: Rama të firmosë largimin e Tahirit, Llalla të mos ndalojë me koka turku

by Java News
07/06/2016 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i opozitës Lulzim Basha i ka kërkuar Kryeministrit Rama që të largojë menjëherë nga detyra Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, fill pas pezullimit të kreut të policisë Haki Çako nga gjykata, pas hetimeve të prokurorisë për pajisjen e përgjimit.

Basha i ka kërkuar kryeprokurorit Adriatik Llalla që të mos ndalojë tek kokat e turkut duke thënë se PD nuk do të pranojë që personi përgjegjës të mbetet jashtë hetimit.

“Në qeverisjen e “njëmijë e një” skandaleve ka një skandal që del mbi gjithë të tjerat dhe ky është skandali i përgjimeve, i cili është një cënim i qartë dhe një shkelje flagrante e sigurisë. Ky skandal i cili është publikuar nga opozita, sot ka dalë në dritë, sepse për shkak të hetimit, rezultatet e para janë bërë evidente. Këto janë hapa që unë i inkurajoj dhe që tregojnë integritet nga ana e prokurorisë, por që nuk janë të mjaftueshme.

Kryeprokurori i vendit, prokurorët, e dinë qartë se ne nuk do të pranojmë koka turku në këtë histori. Ne nuk do të pranojmë se njeriu që mbetet në krye të këtij operacioni të pisët, të shpëtojë.

Në cdo vend me standartin minimal demokratik, një ministër i brendshëm, që kapet me paligjshmërinë më të vogël, do të ishte larguar nga detyra menjëherë… por Tahiri, i kapur në skandal, jo vetëm që nuk ikën por i bën presion prokurorisë sapo nisën hetimet.

Ne kërkojmë transparencë, por Rama i është shamngur sot përgjegjësisë direkte që ka për të larguar Ministrin e tij të Brendshëm… sepse ai është politikisht përgjegjës për largimin e tij… pse e mban me thonj afër Rama Tahirin?! Unë nënkuptoj me këtë vetëm dicka, implikimin e drejtpërdrejtë të Ramës në këtë çështje. Dorëheqja e tij nuk mjafton, por largimi i tij. Rama duhet të firmosë menjëherë pezullimin e Çakos si dhe largimin e Ministrit të tij Tahiri.

Rama i trembet një hetimi të pavarur dhe përgjegjësive që do të nxjerrë ky hetim. Ndaj edhe sot edhe dje, ai ngurron të japë dakortësinë për një reformë në drejtësi të pakapur.”- tha Basha.

Next Post

Përgjimet/ Tahiri sulmon Llallën: Pezullove Çakon sepse ke frikë nga reforma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In