• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimet/ Tahiri sulmon Llallën: Pezullove Çakon sepse ke frikë nga reforma

by Aalison Pearse Stevens
07/06/2016 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i është drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Kryeprokurit Llalla, duke thënë se sot u vërtetua se ata që janë kundër reformës në drejtësi janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Fill pas kërkesës së prokurorisë për pezullimin e kreut të Policisë së Shtetit Çako, e cila u zbatua nga gjykata, Ministri Brendshëm ka thënë gjithashtu se veprimi i sotëm, ishte gjesti që tregoi hapur gadishmërinë e kryeprokurorit për të shpëtuar ata që nuk e duan reformën në drejtësi.

“Unë besoj që janë të shumtë ata që rrugës drejt reformimit të sistemit të drejtësisë, ka shumë armiq… janë të shumtë ata që nuk duan që drejtësia të reformohet… Sot u bë shumë evidente se ata që nuk duan reformën në drejtësi janë të gatshëm të bëjnë gjithçka! Sot u pa se kush… është i gatshëm të shpëtojë ata që nuk e duan reformën në drejtësi…

Ne jemi tërësisht të gatshëm të përballemi me cilindo që pengon reformën në drejtësi. Kjo është beteja jonë me të gjithë ata që e kanë sjellë Shqipërinë deri këtu. Kjo është beteja jonë me ata që janë të gatshëm që të bëjnë gjithçka që të mos ketë drejtësi. Unë e kuptoj që opozita gjendet ngushtë… opozita me frontin e të keqes…”- tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shprehu përkrahjen e plotë personale dhe institucionale për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, dhe dy punonjësit e tjerë të pezulluar me kërkesë të prokurorisë për shkak të aferës së përgjimeve. Çako e dy të tjerët akuzohen për shpërdorim detyre, por Tahiri shprehu bindjen se ata nuk kanë bërë asgjë të paligjshme.

“Jam shumë i vetëdijshëm që drejtori i policisë dhe dy punonjësit e tjerë nuk e kanë shkelur ligjin në asnjë sekondë të ushtrimit të punës tyre, nuk kanë bërë asnjë përgjim dhe asgjë të afërt apo të largët me përgjimin… Publikisht jap mbështetjn personale, insitucionale, të Kryeministrit dhe të qeverisë për drejtorin, dy punonjësit dhe çdo punonjës policie në çdo cep të Shqipërisë që kryen detyrën me devotshmëri, përkushtim e ndershmëri”, tha Tahiri, i duartrokitur në këtë deklaratë nga të pranishmit./ java. a.k

Next Post

Ja sa miliona euro i jep Princi Saudit Kanye Westit... për një natë me Kim Kardashian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In