• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjim zyrtarëve edhe në shtëpi, pasuritë do të trajtohen njëlloj si ato të mafias

by A R
22/01/2017 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimi i pasurive të zyrtarëve të lartë dhe përgjimi i këtyre të fundit me anë të mekanizmave të ndryshëm do të jenë dy ndër elementët bazë të reformimit të sistemit të drejtësisë. Në kuadër të reformës në drejtësi janë përgatitur 27 projektligje, në mesin e të cilëve gjenden edhe drafti për “Antimafian” dhe ai “Për përgjimin e komunikimeve elektronike”, të cilat pritet të votohen para verës së këtij viti.

Gazeta Shekulli shkruan sot se të gjithë ata zyrtarë që nuk justifikojnë pasuritë e tyre burimi i të cilave ka ardhur nga abuzimet dhe shpërdorimet me pushtetin përveçse do të humbasin detyrën, do të humbasin po ashtu edhe pasuritë. Por përpara se të vijmë tek ky proces, janë parashikuar një sërë mekanizmash për të hetuar burimin e paligjshëm të pasurive të zyrtarëve të lartë dhe një ndër to do të jetë edhe përgjimi i komunikimeve elektronike që ata kanë bërë.

Përveç hetimeve që do të ushtrohen nga ILDKPKI-së në bashkëpunim me prokurorinë, zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike do t’u përgjohen edhe bisedat telefonike, komunikimet në rrjetet sociale e deri tek mjediset e vendbanimeve.

Një grup ekspertësh të nivelit të lartë në bashkëpunim me Euralius-dhe Pameca-n kanë sugjeruar ndryshimin e projektligjit aktual “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”. Ndryshimet janë thelbësore pasi pasuritë e zyrtarëve të korruptuar dhe që kanë përdorur detyrën për qëllimet e tyre do të trajtohen njësoj si pronat e kriminelëve, duke u sekuestruar menjëherë, qoftë edhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme. Me draftin e ri ashpërsohet ligji ekzistues në dy drejtime: Së pari, ai ul standardin e provueshmërisë për të lidhur pasurinë që sekuestrohet me krimin, e së dyti zgjeron veprat për të cilat sekuestrohet pasuria. Paralelisht me ndryshimet e sipërpërmendura, në draft parashikohet edhe hetimi dhe sekuestrimi i pasurive të personave që kanë lidhje gjaku të afërt me personin e dyshuar për korrupsion apo të përfshirë në veprimtari kriminale.

Edhe jeta private e zyrtarëve të dyshuar për korrupsion do të kalojë në sitë, shkruan “Shekulli”. Në çdo ambient që do të frekuentohet nga zyrtarët e dyshuar për korrupsion dhe njerëzit e krimit, duke përfshirë zyrën, lokalet e preferuara, shëtitjet, dhomat e banesës, makinën etj., do të vendosen pajisje përgjimi dhe kamera të fshehta survejimi. Përgjimi i bisedave telefonike dhe bashkëbisedimeve në ambiente private dhe publike të të dyshuarve për praktika korruptive apo për çdo vepër tjetër penale, në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe të Gjykatës Speciale, do të mundësohet nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Kështu parashikon ligji i ri për përgjimet parandaluese, i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe i hartuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, duke e përputhur me të gjithë paketën ligjore të përgatitur në kuadrin e Reformës në Drejtësi.

 

Next Post
Grushta e shkelma mes dy familjeve në Dibër pas rakisë në lokalin e fshatit

Grushta e shkelma mes dy familjeve në Dibër pas rakisë në lokalin e fshatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

October 23, 2026
VIDEO/ Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: Të paguar nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

VIDEO/ Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: Të paguar nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

October 23, 2026
Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

October 23, 2026
Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

October 23, 2026
VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

October 23, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

October 23, 2026
Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

October 23, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

October 23, 2026
El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In