• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjigja më e mirë ndaj shpifjeve është durimi

by Bajram Peçi
23/09/2025 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

“Nuk është burrëri t’i heqësh një qime luanit të lidhur me zinxhir për qafe”, ka shkruar kohë më parë Sami Frashëri. M’u duk shprehje e qëlluar për ta përdorur për nisjen e këtij opinioni mbi çka ngjan këto ditë në gjyqin e Hagës. E tillë “burrërie” vihet re në mes të kundërshtarëve të Thaçit e tre shokëve të tij, që ndodhen në bangon e të akuzuarve! Janë individë, por dhe grupe, edhe shtresa të popullatës shqiptare në zona të veçanta të Republikës së Kosovës, që e shprehin haptazi armiqësinë. Prej tyre pati edhe dëshmitarë në Hagë.

Një numër jo i pakët prej tyre kanë qenë të ingranuar me punë, poste e mirëqenje në sistemin jugosllav. E kanë dashur Jugosllavinë, i shërbyen me devotshmëri Serbisë dhe e urryen e vazhdojnë t’i urrejnë ata që morën armët për liri, duke u rrënuar kështu privilegjet që patën! Pas futjes së NATO-s në Kosovë, disa nga ata u vranë nga popullata shqiptare. Këta, që janë duke u gjykuar, ky grup, sa shkruam më lart, i duan në mos të vdekur, të izoluar në burg!

Të tjerë kundërshtarë shfaqen nga formacionet e partive politike, kryesisht të Vetvendosjes. Nuk kanë patur mirëkuptim nga koha kur ishin opozitë dhe për shumë nga çështjet kanë mbajtur qëndrime të ndryshme, që i kemi parë të shpërthejnë jo pak herë dhunshëm në Parlament. Thaçin me shokë i shohin si kërcënim për pushtetin e tyre. I duan në burg!

Një pakicë, me gjasa e kufizuar, por që ekziston dhe është shumë aktive, i don në burg për shkak të gabimeve që kanë rezultuar gjatë qeverisjes, prej të cilave ata kanë vuajtur, sipas tyre padrejtësisht, ose janë dëmtuar ekonomikisht!

Dëshmitari i tretë në procesin gjyqësor në Hagë, ish-ambasadori britanik, John Stewart Duncan, dëshmoi pafajësinë të katër të akuzuarve. E bëri këtë fare thjeshtë: Ajo që është e rëndësishme nga deklarimet para trupit gjykues, është bindja e tij se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte një strukturë të qartë komandimi gjatë periudhës së luftës. Për asnjërin prej tyre nuk është provuar deri tani akuza si të përfshirë në urdhër-dhënje për vrasje!?

Sapo kjo deklaratë u shpërnda në mediat sociale, treshja kundërshtare më sipër, duke qenë të orientuar disa nga mllefi e të tjerë nga ligësia, nuk ja përtuan të thonë se dëmshmitarët duhet të jenë paguar nga Thaçi!?

Një gjykatë e paanshme, që e di se arsyeja pse NATO vendosi të ndërhynte për t’i dhënë fund shtypjes së popullit shqiptar, ishin vrasjet masive e krimet e përbindëshme. Gjykata ka dieni të plotë për krimet e tmerrshme serbe, genocidin e ushtruar kafshërisht ndaj popullatës shqiptare, për të cilat nuk dhanë llogari askërkund? Pas këtyre tre dëshmive, nuk do ishte çudi, madje do ishte e duhura sjellje e vendim për t’i përjashtuar të akuzuarit nga fajësia e vrasjeve.

A ka patur vrasje në Kosovë?

Që t’i jepet një përgjegje e drejtë kësaj pyetjeje, do ishte e nevojshme të sjellim situata të ngjashme e të bëjmë krahasime!?

Pas çlirimit nga pushtimi gjerman, shoqëritë në të gjithë Europën u përballën me pyetjen e vështirë se si t’i sillnin para drejtësisë ata individë që kishin bashkëpunuar me armikun e kohës së luftës? Në shumë vende, dhuna pasoi përpara se të mund të vendoseshin procedura ligjore dhe administrative.

Në Çekosllovaki, para se nga gjyqësori të fillonin procedurat për bashkëpuntorët e nazizmit, nga veprimet e turmës, në një atmosferë kaosi, filluan ndjekjet e egra dhe ndodhën qindra akte individuale hakmarrjeje. Dhuna e turmës, që në fund të fundit ishin thjesht akte kriminale, ishin të motivuara nga hakmarrja.

Në disa vende u krye, nga grupe të organizuara që quheshin partizanë, dhuna i ngjante asaj që sot njihet si spastrim etnik. Kjo u ndal në një fare mënyre vetëm kur qeveria e përkohshme çeke dhe autoritetet lokale morën pushtetin. Vite më pas, kush nuk u arratis nga ata që mbështetën pushtimin nazist ose ishin anëtarë të organizatave të konsideruara fashiste ose bashkëpunëtore, u nxorrën në gjyq.

Hakmarrja në Norvegji ndali përpos se kur u ngritën “Gjyqet norvegjeze për tradhti”, ku përfshihej bashkëpunimi me pushtuaesin nazist gjatë kohës së luftës. U rivendos dënimi me vdekje, i cili ishte hequr në vitin 1902. U gjykuan dhe anëtarët në partinë kolaboracioniste Nasjonal Samling. U hetuan për tradhti dhe u dënuan 19 mijë shtetas ose 3.2% e të gjithë popullsisë norvegjeze. Po kështu ndodhi edhe në Danimarkë.

Ekzekutime pa gjyq ndodhën në gusht të vitit 1944, gjatë çlirimit të Parisit. Ato u kryen nga turma, individë ose nga milicitë gjatë “spastrimit”. Një periudhë dhune dhe hakmarrjeje që synonte bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tyre. Këto akte ishin pjesë e një spastrimi që la mijëra të vdekur në të gjithë vendin, por situata në Paris ishte më komplekse. Këto ndodhnin kur ishte vendodsur një Pushtet Qendror ushtarak me De Golin, për të cilin, nëse do ndodhte te veprohej siç u veprua me udhëheqësit e luftës në Kosovë, duhej t’i ishte bërë gjyqi. Vetëm pse bën të tilla krahasime, do dukesh qesharak, sepse De Goli as që kishte fuqi të vendoste rregull, duke mpirë hakmarrjen e turmës!

Krahas pushtetit qendror në Paris, ishin dhe Aleatët, që në marrshimin e tyre francez, përmes betejash drejt Berlinit, zbulonin plot viktima civile. Franca i njohu ato si “Spastrimi i egër – Spastrimi jozyrtar”.  Në çdo qendër të banuar ku Aleatët kalonin shihnin viktima si dhe banorët që u kishin rruar kokat dhjetra grave, që kishin fjetur me oficerë dhe ushtarë gjermanë. Francezët atëbotë dhe sot mendojnë se ishte një ndëshkim shumë i përshtatshëm dhe i shëndetshëm.

Franca e asaj periudhe, ngjashëm siç ishte Kosova e vitit 1999, kishte aq shumë burra të vdekur, të burgosur ose të skllavëruar në këtë luftë, sa vështirë të gjeje një familje që nuk i mungonte një baba, bir ose vëlla. Bashkëpuntorët e pushtuesit kishin dhënë një ndihmë të madhe shumë për vrasjet e burrave. Një e tillë humbje kolektive zhvilloi shpërthimin e një tërbimi popullor. Pati një solidaritet të fortë emocional midis atyre që mbetën. E njejta gjë mund të thuhet edhe për Kosovën.

Meqënse situatën e pas çlirimit e kontrollonin udhëheqësit e rezistencës franceze dhe aspak qeveria, ata ngjitën postera, që paralajmëronin për ndëshkim të autorëve të çdo incidenti të mëtejshëm dhe i kërkohej popullatës të shuante histerinë. Ekzekutimi pa gjyq i tradhtarëve provokoi shumë më pak kundërshtime edhe midis forcave amerikane, britanike e kanadeze se, që i kuptonin ata që kishin vuajtur traumën e disfatës dhe pushtimit. Aleatët u dhanë të drejtë francezëve, që të gjykonin agoninë kombëtare të Francës.

Europa, me kalimin e viteve, i hodhi pas krahëve këto vetgjyqësi, nuk u ngritën gjyqe për ata, për popullin që i kreu vrasjet, por ngriti gjyqe për bashkëpuntorët e pushtuesit? Kjo nuk ndodhi në Kosovë! Së pari, sepse NATO dhe KFOR kërkuan menjëherë çarmatosjen e UÇK-së; së dyti se në territore të gjëra të Kosovës, si Mitrovicë, Gjilan, Kamenicë e të tjera zona, u vendosën trupa ruse e franceze, miqësore ndaj Serbisë, si dhe spanjolle e rumune, pa motive morale për të organizuar rendin. Shumë nga kriminelët serbe gjetën strehë në Serbi dhe këta që mbetën, u vendosën nën ruajtjen e armatosur të trupave ndërkombëtare.

E fundit arsye: nuk ka qenë asnjëherë në dorën e organeve të Kosovës për të vënë drejtësi ndaj krimeve serbe, ndaj dhe nuk ka pasë ekzistuar as vullneti duhur?!

A ka patur vrasje në Kosovë? Po, le të themi, por nga çfarë motivesh kanë ndodhur? U shkojnë më së miri për shtat qendrimi i Aleatëve, “…që i kuptonin ata që kishin vuajtur traumën e disfatës dhe pushtimit”.

Përgjigja më e mirë që mund t’u jepet shpifjeve ndaj luftëtarëve që ndodhen në Hagë, është durimi! Shpifjet zakonisht u bëhen njerëzve të denjë.

Next Post
“Shkarkimi i Veliajt, i gabuar”, Topollaj: Bëhet për nevoja të Ramës, duan ta eleminojnë politikisht

“Shkarkimi i Veliajt, i gabuar”, Topollaj: Bëhet për nevoja të Ramës, duan ta eleminojnë politikisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasësi i Shinzo Abe kërkon falje: I shkaktova familjes vuajtje, nuk kam asnjë justifikim

Vrasësi i Shinzo Abe kërkon falje: I shkaktova familjes vuajtje, nuk kam asnjë justifikim

December 5, 2025
Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin

Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin

December 5, 2025
Ekzekutimi i ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin, rikthen për gjykim dy të pandehurit

Ekzekutimi i ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin, rikthen për gjykim dy të pandehurit

December 5, 2025
“Më lironi nga burgu”, Beleri humbet betimin por jo mandatin si eurodeputet nga PE

Beleri: Çamët s’janë masakruar! Ka 2 mijë vendime gjykatash ndaj tyre për krime! Në 1994 isha në Qipro, jo në Peshkëpi

December 5, 2025

Media e njohur në Bruksel: Rasti “Veliaj” zbulon anën e errët të SPAK; një prokurori e fuqishme, që s’jep llogari…

December 5, 2025
“S’keni moral”, Kreu i PD Durrës ‘shpërthen’ ndaj Salianjit: Po çoni ujë te mulliri i Ramës

“S’keni moral”, Kreu i PD Durrës ‘shpërthen’ ndaj Salianjit: Po çoni ujë te mulliri i Ramës

December 5, 2025
Salianji me “banim” në Fier, këmbëngul Berisha: Do jetë drejtues i Elbasanit, fushatë nga burgu

“Foltorja e Salianjit më reale”/ Juristja: PD me Berishën është kthyer në kënetë

December 5, 2025
Fituesi i Nobelit rrëzon marrëveshjen e Washingtonit: Paqe? Jo, luftë për mineralet e Kongos

Fituesi i Nobelit rrëzon marrëveshjen e Washingtonit: Paqe? Jo, luftë për mineralet e Kongos

December 5, 2025
Polakët sjellin “Tapetin Magjik” për fëmijët shqiptarë

Polakët sjellin “Tapetin Magjik” për fëmijët shqiptarë

December 5, 2025
“U manipuluan votat në Durrës”/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja

“Nuk përdorem, s’jam as i Berishës as i Salianjit!”, Kalaja: Nëse krijojnë parti tjetër, nuk i mbështes

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In