• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjaken rrugët/ Bilanc i rëndë dje: 2 të vdekur e 5 të plagosur në aksidente

by Java News
25/08/2019 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksidentet automobilistike përgjakën rrugët ditën e djeshme, në disa zona të vendit, nga Laçi e deri në autostradën Levan–Tepelenë.

Një grua 47-vjeçare, këmbësore, dhe një djalë 24 vjeç që udhëtonte me motor, humbën jetën pasi u përplasën nga makinat në rrugë.

Ndërsa në Fushë-Krujë, Mamurras, Laç e Elbasan u plagosën nga aksidentet edhe 5 persona të tjerë, që fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një 47-vjeçare është përplasur nga një makinë, ku ka marrë dëmtime të shumta në kokë e për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Patos fshat”, ku një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren Ardiana Merja, 47 vjeçe.

Identiteti i drejtuesit të mjetit nuk dihet ende, por mësohet se ai është shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendi i ngjarjes. Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në mesditë në autostradën Levan-Tepelenë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Çerven, ku mësohet se një automjet tip “Mercedes” me traga FR 0790 P është përplasur me një motor me targa greke, ku ka humbur jetën drejtuesi i motorit, 24-vjeçari me inicialet F. T.. Automjeti ka përfunduar në kanal, e ndërsa mësohet se drejtuesi, shtetasi me inicialet K. Z., është larguar nga vendi i ngjarjes.

Por pas disa orëve në arrati, ai është vënë në pranga. Policia tha se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin, K. Z., 68 vjeç, banues në Peshtan të Fierit.

TE PLAGOSURIT

Tre persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të ndodhura në autostradën Milot-Mamurras pasditen e djeshme. Aksidenti i parë u regjistrua pranë kryqëzimit të Patokut, ku nga përplasja e dy mjeteve mbeti i plagosur një person, i cili ishte drejtuesi i njërit prej mjeteve. Ndërkohë, pak minuta më vonë, një tjetër aksident ndodhi në afërsi të Mamurrasit.

Një automjet doli nga rruga dhe për pasojë u plagosën shoferi dhe pasagjeri. Sipas të dhënave të Policisë, tre të plagosurit në 2 aksidente ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të Gjormit në Fushë-Krujë.

Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa një tjetër automjet ka dalë nga rruga pranë qendrës së qytetit të Elbasanit dhe më pas është përmbysur në kanal.

Për pasojë, kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të saj.

Next Post
Horoskop/Këto shenja kanë shumë ‘oreks për seks’

Horoskop/Këto shenja kanë shumë ‘oreks për seks’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In