• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përgatituni për më të keqen! Skenari më i rrezikshëm për 2020: Pandemi, dimër i ftohtë dhe epidemi gripi

by Ardit Rada
17/07/2020 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dimër veçanërisht sfidues në Mbretërinë e Bashkuar mund të sjellë një valë të dytë infeksionesh nga koronavirusi, që mund të rezultojë në afro 120 mijë të vdekur në spitale – dy herë më shumë se sa vala e parë – sipas një vlerësimi, të një skenari të arsyeshëm.

Nëse masat e izolimit vazhdojnë të lehtësohen, numri mesatar i njerëzve që mund të infektojë një person që e ka virusin, i njohur si numri R, mund të rritet në Mbretërinë e Bashkuar nga vlera aktuale 0.7-0.9, dhe të shkojë 1.7 në shtator, thonë shkencëtarët që kanë hartuar një raport. Kjo gjë mund të çojë në një valë të dytë, e cila do ta ketë kulmin në janar apo shkurt të vitit tjetër.

“Një kulm i infeksioneve të koronavirusit gjatë dimrit mund të jetë më i rëndë, sesa ai që sapo kemi kaluar,” tha kreu i raportit Stephen Holgate në Universitetin e Southampton, MB, në një konferencë për shtyp. “Ne po parashikojmë më të keqen, që është më e mira që mund të bëjmë”.

Raporti, i kërkuar kryeshkencëtari i qeverisë së MB, u realizua nga Akademia e Shkencave Mjekësore në Mbretërinë e Bashkuar. Ai vlerësonte se çfarë mund të ndodhte nëse njerëzit do të ktheheshin në një mënyrë tipike të jetës dhe nuk merrte parasysh përdorimin e ilaçeve të reja ose një vaksinë.

Ekipi merr në konsideratë ndikimin e njohur të covid-19 në burimet e kujdesit shëndetësor, duke ia shtuar atyre të gripit dhe infeksioneve të tjera stinore. Në çdo vit, vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar rriten në dimër, për shkak të efekteve të motit të ftohtë dhe ndikimit të viruseve stinorë, si ai që shkakton gripin. Njerëzit kanë tendencë të qëndrojnë në ambiente të mbyllura me dritaret mbyllur, duke siguruar kështu kushte ideale për përhapjen e infeksioneve.

Skenari më i keq do të përfshinte një dimër jashtëzakonisht të ftohtë dhe një epidemi gripi, shtuar këto problemeve me të kujdesit rutinë dhe kirurgjive të planifikuara, që tashmë janë shtyrë si rezultat i shpërthimit të koronavirusit. Nëse do të ndodhte, rreth 119.900 vdekje në spitale, të shkaktuara nga covid-19 mund të regjistroheshin në MB gjatë dimrit – më shumë se dyfishi i valës së parë, sipas raportit. Shifra është një vlerësim, dhe mund të qëndrojë diku midis 24.500 dhe 251,000, sipas autorëve. Ajo gjithashtu nuk përfshin vdekje jashtë spitaleve, siç janë azilet.

Shifra nuk është një parashikim dhe Mbretëria e Bashkuar ka një hapësirë tre-mujore të rëndësishme për të shmangur këtë skenar, thonë autorët.

Një qasje e rëndësishme do të ishte kufizimi i ndikimit të gripit stinor. “Ne nuk e dimë se si covid-19 do të bashkëveprojë me gripin,” thotë bashkautorja e raportit Anne Johnson në University College London. Një furnizim i mjaftueshëm me vaksina kundër gripit do të jetë jetik në vjeshtë, thotë ajo. Ata që janë të prekshëm ndaj gripit, njerëzit që punojnë në kujdesin shëndetësor dhe fëmijët e shkollave duhet të kenë të gjithë vaksinën.

Skemat e testimit, gjurmimit dhe izolimit do të duhet fuqizohen, sipas raportit, i cili gjithashtu rekomandon testimin e përhapur për gripin, me qëllim që njerëzit të dinë se cilin virus kanë.

Çdo përpjekje për të kufizuar ndikimin e koronavirusit duhet të prioritizojë ata që janë me rrezik më të madh se mos sëmuren rëndë apo vdesin, sipas autorëve.

Nëse masat kufizojnë me sukses numrin R në 1.1, rezultati do të ishte shumë i ndryshëm. “Ka shumë kohë për ta bërë këtë”, thotë Johnson. “Koha për veprim është tani”. / Neë Scientist – Bota.al

/e.rr

Next Post
Regjistrohen 119 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Bilanci në Kosovë/ 6 viktima dhe 103 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

August 24, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kreditë rrisin sigurimin e jetës, zjarret dhe fatkeqësitë natyrore rrisin me 20% dëmet e paguara për pronat

August 24, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

August 24, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

“Kemi konsoliduar disa poste në qeveri”, Rama: Do të ketë transparencë për çmimet! Shqipëria sociale, e mundshme

August 24, 2026
VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

August 24, 2026
VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

August 24, 2026
VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

August 24, 2026
Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

August 24, 2026
Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

August 24, 2026
Ukraina bombardon me dronë rafinerinë ruse të naftës në Perm, e nxjerr jashtë funksionit! Prodhonte mbi 250 mijë fuçi nafte në ditë

Ukraina bombardon me dronë rafinerinë ruse të naftës në Perm, e nxjerr jashtë funksionit! Prodhonte mbi 250 mijë fuçi nafte në ditë

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com