• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përgatitje për luftë? Greqia përforcon ushtrinë, në 2030 pritet të ketë 200 avionë luftarakë modernë

by Java News
01/04/2024 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Pajisjeve dhe Investimeve, Ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, duke monitoruar zbatimin e programit për fuqizimin e forcave të armatosura bazuar në Agjendën Kombëtare 2030 ka theksuar, ashtu si edhe kryeministri Mitsotakis se sa  e rëndësishme është për vendin reforma më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në Forcat e Armatosura Greke.

“Kjo agjendë, duke  filluar para së gjithash me Forcën Ajrore, parashikon që në vitin 2030 Greqia të ketë 200 avionë modernë të gjeneratës 4.5 dhe të 5, me heqjen graduale nga përdorimi të avionëve të gjeneratës së tretë dhe të 4-të.Në të njëjtën kohë, ajo parashikon forcimin dhe modernizimin e flotës sonë. Programi për blerjen e fregatave të reja të FDI tashmë është duke u zhvilluar”, u shpreh ministri, Nikos Dhendias.

Gjithashtu, ka theksuar Dhendias po konsiderohet edhe pjesëmarrja e vendit në projektimin dhe ndërtimin këtu në Greqi të fregatave të reja të tipit Constellation, si dhe zgjidhjet optimale për periudhën e ndërmjetme nëpërmjet krijimit edhe të një ekosistemi të inovacionit të mbrojtjes.

“Duam të ndryshojmë realitetin që ekziston  me blerjen e armatimeve të huaja nga rafti.  Të  forcojmë  industrinë tonë të mbrojtjes dhe të vazhdojmë me prodhime të avancuara të shumëfuqishme. E kam fjalën për dronët, për anti-dronët, për armët që do të krijojnë një ombrellë kundërajrore mbi atdheun tonë, për mjetet që lëvizin në mënyrë autonome, për skafet që lëvizin në mënyrë autonome, në det dhe nën det”, tha Dhendias.

Dhendias ka theksuar se po bëhen përpjekje për të krijuar një realitet të ri për Forcat e Armatosura greke dhe siç ka thënë , për këtë ka bindje të plotë se ekziston  mbështetja e të gjithë sistemit politik dhe veçanërisht e shoqërisë greke./m.j

Next Post

Po të mos ishim futur në NATO, Berisha nuk do dënohej kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In