• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po të mos ishim futur në NATO, Berisha nuk do dënohej kurrë

by Mero Baze
01/04/2024 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ambasada e SHBA në Tiranë publikoi sot një video mesazh me rastin e 15 vjetorit të pranimit të Shqipërisë në NATO, duke e ndarë Shqipërinë në dy epoka, në para NATO dhe pas NATO.

Tre imazhet domethënëse të Shqipërisë para NATO ishin, rrëzimi I diktaturës, në vitin 1991, pamje e bunkerëve të shkatërruar të Shqipërisë më 1996, dhe pamje nga operacioni I NATO në ndihmë të refugjatëve nga Kosova më 1999.

Pas hyrjes në NATO imazhet tregojnë një Shqipëri tjetër të ndryshuar.

I tërbuar nga video, ku imazhi I tij nuk shfaqej askund, Sali Berisha publikon një video, duke shtrënguar duart dhjetë herë me Presidentin Bush gjatë vizitës së tij në Tiranë më 2007, kur premtoi anëtarësimin në NATO, në kohën që Berisha ishte kryeministër.

Tërbimi I Berishës nuk ka të bëj vetëm me zhdukjen e imazhit të tij, por dhe me evidentimin e shpërdorimit të pushtetit prej tij në mandatin e parë qeverisës I cili përfundoi me revolta civile dhe dhunë pas përmbysjes së skemave piramidale.

Por rëndësia e pranimit në NATO për Shqipërinë Maqedoninë dhe Kroacinë më parë, nuk ishte vetëm siguria kombëtare por dhe rivendosja e shtetit ligjor dhe demokracisë.

Në atë vizatë në Tiranë Presidenti Bush ka pas një foto që është historike. Është Ai duke kryqëzuar duart me Sali Berishën, kryeministrin e  Maqedonisë  Nikolla Gruevskin dhe kryeministrin kroat  Ivo Sanader.

Po të mos ishim futur në NATO, Berisha nuk do dënohej

Të tre tani janë të dënuar për korrupsion.

Kjo nuk do të thotë se Presidenti Bush është përgjegjës pse ka takuar tre hajdut në Ballkan.

Ata gjeti ata takoi.

Merita e tij është që I futi këto tre vende në NATo dhe pastaj standardet e NATO futën në brug këta hajdut.

Nëse Shqipëria nuk do të ishte futur në NATO, Sali Berisha nuk do të ndëshkohej kurrë pasi do ishte kryetar I një fisi, pa standarde pa shtet ligjor dhe pa opinion publik. NATO u riktheu shqiptarëve perspektivën e një shteti perëndimor dhe I vuri udhëheqësit politikë të saj në peshoren e  standardeve të perëndimit.
Fotot e Berishës me presidentin Bush, tregojnë vetëm që ai ka qenë kryeministër i Shqipërisë dhe asgjë tjetër. Atë e dimë të gjithë , madje për atë shkak ai është sot “non grata”, pasi atë mandate nuk e ka përdorur për NATO por për të pasuruar familjen e tij.

Madje vullneti I presidentit Bush që Shqipëria të futej në NATO ishte aq I madh, sa 15 ditë para se të merrnim ftesën për NATO, me 15 Mars, djali I Sali Berishës hodhi në erë një fshat të tërë duke demontuar municione I përfshirë në korrupsion dhe kapje shteti, dhe në kushte normale, një vend kaq I pasigurt nuk duhej future në NATO. Por fal Bushit, as Shkëlzen Berisha nuk e ndali dot futjen e Shqipërisë në NATO.

15 vite më pas, Sali Berisha dhe Shkëlzen Beirsha janë “non grata nga SHBA, por Shqipëria është në NATO, pasi ajo është e përhershme. Standardet e NATO nuk na ruajnë vetëm nga armiqtë e jashtëm, por dhe nga hajdutët e brendshëm.

Ndaj Sali Berisha bën mirë ti fshij ato foto, dhe të pushoj së ëndërruari se ka dy SHBA, njëra që është me atë, në foto dhe një tjetër që e ka ndëshkuar dhe e ka lënë majë penxheres.

Ka një SHBA dhe një Shqipëri dhe ato janë aleate me njëra tjetrën. Të tjerët historia I peshon sa mirë dhe sa keq I kanë bërë vendit dhe I fshin nga historia duke i lënë ose në harresë, ose në majë të penxheres.

Next Post
Idrizi flet në 111-vjetorin e masakrës së Selanit: Ca shqiptarë nuk mendojnë si shqiptarë, bëhen me Athinën dhe Belerin për inat të dikujt

Idrizi flet në 111-vjetorin e masakrës së Selanit: Ca shqiptarë nuk mendojnë si shqiptarë, bëhen me Athinën dhe Belerin për inat të dikujt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

September 14, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

“Çfarë shoqërie fisnore!”/ Nano ironizon pritjen me valle të Berishës: Ja pse shqiptarët nuk e votojnë PD-në

September 14, 2026
Gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe…/ “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos

Shqiptari i shpëton burgut në Angli, gjykata i pezullon dënimin për shkak të shëndetit të partneres

September 14, 2026
Ish-luftëtarët e UÇK-së “mysafirë” të prokurorëve në Hagë, gjykata dërgon dhjetëra ftesa për të dëshmuar

Verdikti që po mban Kosovën në ankth, çfarë presin qytetarët më 16 shtator

September 14, 2026
Alarmoi Policinë e Tiranës, kush është protestuesi që njoftoi për bombë në shkollë

Alarmoi Policinë e Tiranës, kush është protestuesi që njoftoi për bombë në shkollë

September 14, 2026
Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

Rregullorja e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullim, është censuruese

September 14, 2026
Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

September 14, 2026
Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

September 14, 2026
“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

September 14, 2026
Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com