• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgatitje për Ditën e Verës, Veliaj: Nëse e doni natyrën, pemët, ejani në pastrim

by Java News
13/03/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm aksioni “Të pastrojmë Tiranën”. Krahas ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës, kësaj nisme i janë bashkuar edhe qindra qytetarë, të cilët I janë përgjigjur thirrjes për të pastruar Tiranën në një ditë. Pjesë e këtij aksioni u bë edhe kryetari I Bashkisë së Tiranës, i cili iu bashkua punonjësve të ndërmarrjeve të bashkisë dhe qytetarëve që po pastrojnë në rrugën “Dervish Luzha” në Njësinë Administrative nr.8. Ai ka shfrytëzuar rastin edhe një herë që ti bëj thirrje të gjithë banorëve të Tiranës që të shpenzojnë sot një kohë të caktuar për të mbajtur pastër lagjen e tyre, si shërbimi më i mirë që i bëjnë familjes së tyre dhe në mënyrë të veçantë fëmijëve, të cilët kërkojnë ambiente më të pastra për të luajtur dhe argëtuar. “Më vjen mirë që një traditë që e filluam vitin tjetër, e vazhdojmë edhe këtë vit. Nesër është një ditë feste, “Dita e Verës” por si në çdo ditë feste, si në çdo datë të shënuar është shumë e rëndësishme që shtëpinë të na e gjejë pastër. Ashtu si gjithsecili prej nesh pastron shtëpinë e vet, ashtu edhe Tirana e madhe duhet të funksionojë si një familje nikoqire që pastrin shtëpinë me themeli përpara se të fillojnë festimet dhe para se të hyjmë në një stinë të re. Unë e di që detyrë funksionale e Bashkisë është pastrimi, megjithatë aq e ndotur është Tirana sa që të gjithë duhet të japin një dorë, pavarësisht se institucionet tona bëjnë maksimumin”, tha Veliaj për mediat.

Ai shtoi se pjesëmarrja në këtë aksion është përgjigja më e mirë edhe mënyra më e mirë për të kontribuar për një Tiranë me një ambient të pastër. “Nëse e doni mjedisin, natyrën, pemët, pastërtinë, ejani në pastrim! Ta duash mjedisin vetëm me fjalë, me të bërtitura e protesta, nuk mjafton. Ai që e do, e do me fakte dhe punë. Faleminderit të gjithëve për punën dhe faktin që e doni me vepra konkrete”, u shpreh Veliaj duke iu përgjigjur kështu në mënyrë indirekte edhe protestave për këndin e lodrave në Parkun e Liqenit. Ai gjithashtu bëri të ditur edhe një lajm të mirë për kryeqytetin dhe që ka të bëj me ndërtimin landfilli të ri dhe menaxhimi të ri mbetjesh në Sharrë, i cili do të zgjidhë edhe një krizë që ka mbetur pezull në katër vitet e fundit, pa një vendimmarrje.

Aksioni synon ndërgjegjësimin e komunitetit për të patur një mjedis sa më të pastër e të shëndetshëm si dhe pastrimin e atyre zonave problematike të cilat edhe pse nuk janë përcaktuar si vende të grumbullimit të mbeturinave janë kthyer në vendgrumbullime të mbetjeve. Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor në Bashkinë e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me administrator te Njësive dhe ndërlidhësit kanë përcaktuar 15 njësitë e evidentuara me hapësira publike urbane mjaft të ndotura, ku dhe do të përqendrohet ky aksion. Mbi bazën e këtij bashkëpunimi është hartuar dhe plani i organizimit ku janë përcaktuar dhe 23 zonat e përzgjedhura nga propozimet që solli çdo njësi për të përqendruar punën gjatë ditës së sotme.

Next Post

Vetëvritet rock-man Keith Emerson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Prindërit do të paguajnë gjobat për fëmijët”/ Leka: Masat ndëshkuese nuk e ndalin dhunën, duhet dialog

October 25, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Bilanci i të lënduarve në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

October 25, 2026
Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In