• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përgatitemi për zgjedhjet e…”/ Rama: Mund të fitojmë edhe 18 beteja të tjera elektorale, duhet reflektim i madh pas 14 majit

by Java News
06/06/2023 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama vijoi takimin falenderues pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit në Berat. Kreu i qeverisë tha se PS mori rezultatin më të mirë historik të saj.

“Të gjitha këto janë rezultat i shumë gjërave, por mbi të gjitha i kontributit dhe i angazhimit të anëtarëve dhe anëtareve të PS-së së Shqipërisë”, tha Rama.

Sipas Ramës duhet bërë një reflektim pas fitores. Vetëm kështu, sipas tij, PS-ja mund të vijojë të fitojë ende.

“I thashë Kreshnikut ça ndodhi në Kuçovë që fitorja ishte aq e ngushtë. Duhet analizuar dhe kuptuar mirë ai rezultat sepse nuk ka arsye që Poliçani të jetë aq përpara, pavarësisht se Tiku i Poliçanit lind vetëm një herë. Kjo është edhe për mirë edhe për keq. Kreshnikut sado që i themi bëhet Tik nuk bëhet dot. Nganjëherë ndodh që ne i marrim njerëzit dhe votuesit për të mirëqenë në kuptimin që mendojmë se i kemi në xhep. Mendojmë që ata në çdo rast nuk do ndryshojnë drejtim. Mirëpo ju e patë, ndryshoi drejtim Shkodra. Pa se për veten e vet dhe për interesin e vet, edhe demokrati shkodran duhej të votonte për kandidatin tonë.

Prandaj ndryshoi drejtim. Kjo duhet t’i vlejë çdonjërit prej nesh, çdo vendi, ku prej 32 vjetësh është votuar PS sepse mund të ndryshojnë drejtim njerëzit nëse ti i merr kollaj. Ka ndryshuar diçka shumë e rëndësishme më 14 Maj. Ajo hartë është një hartë që tregon se njerëzit kanë filluar të mendojnë sipas interesit të drejtpërdrejtë dhe jo vetëm të shikojnë sipas ngjyrës së fanellës së forcave politike.

Na duhet të bëjmë realisht një reflektim shumë të madh pas kësaj fitoreje. Arsyeja pse kemi fituar dhe kemi fituar 8 nga 9 beteja elektorale dhe mund të fitojmë edhe 18 të tjera është sepse ne sapo kanë mbaruar një palë zgjedhje kemi filluar të mendojmë për një palë zgjedhje të tjera duke mos e konsideruar asnjë fitore një arsye për të fjetur mbi dafina dhe për të vazhduar përpara duke i parë tjerët nga lart poshtë. Gjithmonë jemi përpjekur ta mbajmë partinë sa më të gjallë dhe sa më të hapur pavarësisht se asnjëherë nuk ia kemi dalë mbanë ashtu siç duhet dhe për këtë arsye do të vazhdojmë të përpiqemi”, u shpreh Rama./m.j

Next Post

“Urimi” fqinj: Kurti, qëndro sa më shumë në pushtet!?

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Pake dite ose muaj te 2025 ti dhe ortaket tuaj qe jane 2 monstrat,ai i vicidolit e ai i cepanit do futeni ne burg.Dy monstrat disa muaj para tejet,a ti disa muaj pas vitit 2025.Jo vetem qe nuke do te fitoni me zgjedhje ju hajdutat e ps,por do futeni ne burge.Do ju merren parate e pasurite kolosale qe ju keni vjedhe shqiptarve,ktu do jemi do vijme tju shohim sa te forte do jeni burg.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In