• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon tryeza e ekspertëve: Drafti është gati nesër, opozita e mirëpritur

by Java News
10/01/2016 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Update/ Ekspertët e reformës në drejtësi kanë përfunduar mbledhjen pas disa orësh të gjata, duke thënë se ditën e hënë, ata do ta kenë gati draftin, për t’ia çuar atë Komisionit të Posaçëm për reformën.

Ekspertët thanë se opozita është e mirëpritur, pavarësisht se ekspertët demokratë janë larguar dhe nuk pranojnë të diskutojnë me ta. Kërkesa e opozitës është që formati i votimit të disa zyrtarëve të lartë në gjyqësor të bëhet me një shumicë kushtetuese në parlament (2/3, 93 vota), ndërsa mazhoranca i qëndron formulës së votimit të cilësuar (3/5, 84 vota).

“Ata sot janë larguar pasi nuk pranojnë të diskutojnë më me ne….  ne shpresojmë që nesër ta mbyllim draftin, të gjitha nenet pa përjashtim…Ne do të shkojmë me draftin që e kanë përgatitur ekpertët e nivelit të lartë… ne kemi gati draftin dhe mirëpresim të gjitha vërejtjet e tyre… janë shumë pak çështje që na ndajnë, për shumicën e gjerave jemi dakort…. Ne jemi në dijeni se reporterët e komisionit të Venecias do të jenë të pranishëm rreth datës 20 janar… kështu ne duhet ta përfundojmë draftin e cili do duhet konsultuar nga Komisioni i Posaçëm.” tha eksperti Sokol Sadushi

*……*

Pas një pushimi të shkurtër, mbledhja e ekspertëve të drejtësisë është braktisur nga ana e anëtarëve të opozitës. Mesa duket ngërçi në lidhje me formulën e votimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (ajo që sot quhet KLD) ka bërë që ekspertët e opozitës të braktisin mbledhjen, e cila do duhet të draftojë ndryshimet, të cilat do duhet të jenë gati për më 12 janar, për t’i kaluar komisionit ad hoc për reformën në drejtësi.

Mbledhja e kësaj të diele është shoqëruar me debate mes palëve, pasi opozita dhe mazhoranca nuk dakortësohen në lidhje me formulën e votimit të instancave më të larta të gjyqësorit, që do të materializojnë reformën më të rëndësishmë të këtyre dekadave.

Mazhoranca i ka qëndruar formatit të votimi me shumicë të cilësuar, pra me 3/5, të isntancave si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili më pas do të quhet Këshilli i Lartë i Gjyqësorit. Por opozita është kundër kësaj formule dhe kërkon një shumicë kushtetuese, pra me 2/3 të votave, për anëtarët e KLGJ-së dhe atyre të Gjykatës Kushtetuese.

Konsensusi mes palëve kështu u prish brenda pak ditësh, teksa vetëm para dy ditësh, ndërmjetësimi mes ekspertëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës erdhi falë ndërhyrjes së ambasadorit të SHBA-së Donald Lu dhe ambsadores së BE Romana Vlahutin.

Reagimi i PD-së pas bojkotit te mbledhjes se eksperteve

Pasi braktisën mbledhjen për reformën, përmes një deklarate, ekspertëtë e PD thonë se edhe pse ditën e djeshme u ra dakort parimisht për të reflektuar mbi rekomandimin nr 55 të Komisionit të Venecias, ekspertët e mazhorancës refuzuan një gjë të tillë. Kjo ka bërë, shkruhet në deklaratë, që ekspertët e PD-së ta shihnin të pamundur vijimin e diskutimeve.

“Pika e parë e diskutimit ishte reflektimi i rekomandimit të Komisionit të Venecias mbi nevojën e eleminimit të kapjes politike të sistemit të drejtesisë, sipas një propozimi konkret kompromisi të ofruar në përputhje me të nga ekspertët e Partisë Demokratike. Edhe pse dje në mbrëmje u ra dakord parimisht për të reflektuar rekomandimin nr. 55 të Komisionit të Venecias dhe që propozimi i ekspertëve të Partisë Demokratike do të shqyrtohej me kujdes, sot  që në fillim të mbledhjes, pa asnjë argument, ekspertët e caktuar nga mazhoranca refuzuan ta analizonin këtë propozim, duke treguar vendosmërinë e tyre për të mos marrë në vlerësim asnjë alternativë që siguron moskapjen politike të sistemit të drejtesisë, pavaresisht qendrimit të prerë të mbajtur nga Komisioni i Venecias mbi këtë çështje.

Duke parë vendosmërinë e ekspertëve të mazhorancës për të mosreflektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe mos vlerësimin e mundësive për zgjidhje të mundshme kompromisi dhe të përbashkëta, ekspertët e Partisë Demokratike u ndodhen në pamundësi për të vijuar diskutimet në një mbledhje të përbashkët, që nuk ofron asnjë mundësi për zgjidhje të përbashkëta.”- shkruhet në deklaratën e PD.

Next Post

Keni qen në shtëpi? Kujdes ku e vendosni çokollatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

October 29, 2026
I vendosi tritol një personi në Fushë-Krujë, prangoset në Lushnje 32-vjeçari

Gjendet tritol i paplasur në derën e një lokali në Kamëz, rrethanat ende mister

October 29, 2026
Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

October 29, 2026
OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

October 29, 2026
Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

Përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit poshtë vagonëve

October 29, 2026
Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

October 29, 2026
DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

October 29, 2026
U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

October 29, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Pushtetin sot. Aftësitë nesër. Po faturën kush e paguan?

October 29, 2026
Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In