• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon rikonstruksioni i konvikteve të Qytetit Studenti Nr. 2

by A R
21/06/2018 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentët që banojnë në ambientet e Qytetit Studenti Nr. 2 do të përfitojnë tashmë nga dy konviktet e rinovuara rishtazi, sipas parimit të efiçencës së energjisë ndërkohë që dy konviktet e tjera do të përfundojnë brenda vitit 2018.

Në 21 qershor 2018 u zhvillua ceremonia e përurimit të përfundimit të punimeve për rinovimin e dy ndërtesave të para të konvikteve të Qytetit Studenti Nr. 2 sipas parimit të efiçencës së energjisë, të financuar nga ana e Qeverisë Gjermane, përmes KfW-së, me një shumë prej 6.8 milionë euro. Në ceremoni morën pjesë Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Z. Damian Gjiknuri, Zëvëndës Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Andi Seferi, Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Znj. Susanne Schütz, Anëtari i Bordit Menaxherial të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për Evropën dhe Azinë, Z. Roland Siller si edhe gjithë partnerët e përfshirë në këtë projekt.

Projekti ka si qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës të rreth 1.000 studentëve që jetojnë në këto konvikte nëpërmjet rinovimit të godinave të tij përmes një sistemi të përmirësuar ngrohjeje dhe izolimi si edhe rinovimit nga e para të strukturës së brendshme të godinave duke siguruar kështu kushte më të mira dhe të rehatshme për studentët. Duke marrë parasysh rëndësinë që masat për efiçencën e energjisë kanë për qëllim uljen e kostove dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, Qeveria Gjermane, përmes KfW-së, ka angazhuar rreth 16.5 milionë euro në favor të të tilla masave në ndërtesat publike, nga të cilat 6.8 milionë euro janë dhënë për konviktet e Qytetit Studenti Nr. 2 ndërkohë që 9.6 milionë euro të tjera janë dhënë për rehabilitimin mbi bazën e parimit të efiçencës së energjisë të konvikteve të Qytetit Studenti Nr. 1.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast përpara pjesëmarrësve, Ambasadorja Gjermane në Shqipëri Znj. Schütz nënvizoi se ‘Në këto 30 vjet, sëbashku kemi arritur të bëjmë shumë, sidomos në sektorin e energjisë dhe si rezultat i kësaj pune kushtet e jetesës së popullsisë janë përmirësuar ndjeshëm ndërkohë që kompanitë shqiptare kanë pasur mundësinë të rrisin konkurueshmërinë e tyre. Ky projekt është në të vërtetë një investim për të ardhmen pasi ne po përmirësojmë kushtet e jetesës dhe sidomos ato të studimit për studentët si edhe po punojmë për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës.’

Ndërkohë, në fjalën e tij Anëtari i Bordit Menaxherial të KfW-së Z. Roland Siller theksoi që “Mbështetja për efiçencën e energjisë është një nga elementët kyç të punës së KfW-së si në Gjermani ashtu edhe në vendet partnere të saj për reduktimin e emetimit të gazeve serrë”.

KfW është një ndër bankat për zhvillim lider në botë. Me eksperiencën e saj shumëvjeçare KfW është e angazhuar që në emër të Republikës Federale Gjernane si edhe të Landeve Federale të përmirësojë kushtet ekonomike, sociale, ekologjike si edhe kushtet e jetesës në mbarë botën. Në Shqipëri, KfW zbaton bashkëpunimin financiar dhe siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulence që lidhen me projekte të ndryshme. Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar filloi në vitin 1988, duke shënuar 30 vjet në 2018. Që nga ai vit Qeveria Gjermane  ka angazhuar një shumë totale prej më shumë se një milliard euro. Sektori i energjisë është një nga sektoret kyç të Bashkëpunimit Financiar Gjermani-Shqipëri, për të cilin Qeveria Gjermane ka angazhuar më shumë se 332 milionë euro, që nga viti 1988.

Aktualisht, në emër të Qeverisë Gjermane, KfW siguron financime për një gamë të gjerë projektesh, duke përfshirë këtu linjën e transmetimit 400 kV midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, sigurinë e digave në kaskadën e lumenjve Mat-Drin, linjën e transmetimit 400 kV midis Shqipërisë dhe Kosovës, linjën unazore 110 kV në jug të Shqipërisë, programin e Efiçencës së Energjisë në sistemin e transmetimit (linja 220 kV Tiranë-Rashbull dhe linjës unazore 110 kV të Tiranës) si edhe masa të lidhura me efiçencën e energjisë në ndërtesat publike në Qytetin Studenti I dhe II në Tiranë.

Next Post
Dëmtohet traineri i Anglisë, Southgate

Dëmtohet traineri i Anglisë, Southgate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In