Ka përfunduar pa incidente protesta e sotme e opozitës kosovare, ndërsa mijëra qytetarë vërshuan sheshin ‘Skëndërbëu’. Ata bënë thirrje për largimin e qeverisë ndërkohë që në duar mbanin flamuj kuqezi.
Pas fjalës së krerëve të opozitës dhe aktivistëve të ndryshëm, protestuesit janë shpërndarë paqësisht. Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thanë se në tubimin e 17 Shkurtit morën pjesë 100 mijë qytetarë.
Ndërkohë, opozita ka lëshuar edhe një ultimatum për qeverinë që të largohet gjer më datë 27 shkurt, në të kundërt kjo datë do të shënojë protestën e ardhshme.