• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përfundon procesi i rekrutimeve në FA, aplikuan 960 të rinj

by A R
02/03/2016 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfundon procesi i aplikimeve për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura.

Me këtë rast ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli pati një bisedë me të gjithë djemtë e vajzat që kanë aplikuar për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura.

Që në nisje të fjalës së saj, ministrja Kodheli u foli aplikantëve për rëndësinë e edukimit dhe trajnimit, sidomos tek të rinjtë. “Nuk do të bëheni dot ata që mendoni se duhet dhe do të bëheni, nëse nuk shkolloheni, trajnoheni dhe edukoheni siç duhet. Nuk ka shans për njerëzit që besojnë tek aftësitë e tyre, siç në fakt duhet të jeni të gjithë ju. Për një fakt shumë të thjeshtë, mosha juaj e re jua bën këtë gjë të mundur, për shkak të besimit që duhet të keni tek vetvetja, por të ndihmuar nga struktura që veprojnë drejt me ju, që janë të ndershëm me ju dhe që ju vënë ju në një konkurrim, i cili do të nxjerrë jo vetëm më të mirët midis jush, por dhe më të mirën që keni brenda jush. Që ju nuk e dini që e keni, grintën që keni, nervin që keni, dëshirën për të bërë karrierë, dëshirën për të shërbyer, për të pasur më shumë respekt për veten, dëshirën për të nxënë, për të mësuar më tepër, për t’u trajnuar, për t’u përgatitur fizikisht më mirë. Kështu që ky është një moment deçiziv shumë i rëndësishëm në jetën tuaj.”- tha ministrja Kodheli, e cila u shpreh e kënaqur për numrin e lartë të të rinjve e të rejave që kanë aplikuar këtë vit për t’iu bashkuar FA-ve.

Ministrja Kodheli siguroi aplikantët për mikpritjen, por mbi të gjitha për një proces konkurrimi e testimi të drejtë. “Jemi këtu për t’ju siguruar që mikpritja jonë është sikur të ishte ajo që ju perceptoni në familjet tuaja, sepse ne jemi një familje e madhe që mirëpresim këdo që kërkon të aderojë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, që t’i shërbejë atdheut, familjes, mjedisit ku jeton dhe karrierës së vet. Por njëkohësisht ju sigurojmë drejtësinë që procesi të jetë i ndershëm dhe më të mirët prej jush të mund të jenë pjesë e kësaj elite të shoqërisë, siç janë FA. Shikoj disa vajza. Nuk do të ketë favorizime, testimi është i njëjtë si për vajzat dhe djemtë. Është i njëjti testi fizik, siç është testi intelektual, i dijeve dhe njohurive tuaja.”- përfundoi fjalën e saj ministrja Kodheli, cila u uroi suksese të gjithë aplikantëve për fazën e testimit fizik dhe intelektual.

Gjatë fushatës së rekrutimeve që zgjati rreth 3 muaj, kanë përmbyllur regjistrimin për ushtarë/detarë aktivë në FA 960 aplikantë, prej të cilëve 49 vajza. Gjithashtu 49 prej tyre kanë përfunduar arsimin e lartë.

Testimi fizik dhe intelektual i aplikantëve nis sot më datë 2 mars dhe pritet të përfundojë më 18 mars.

Next Post

Ju kujtohet Gjino i Marigosë? Ja sa është rritur sot (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In