Pas 45 minutash loje të rregullt dhe tre minutash shtesë, ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales Francë-Marok.
Ka qenë Franca ajo që ka zhbllokuar që në minutën e pestë sfidën ndaj Marokut.
Pas një aksioni me protagonist Griezmann, Mbappe provon të gjejë portën, por topi devijohet dhe shkon te Theo Hernandez, që me një goditje me akrobaci mposhti portierin Bono.
Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultatin Francë 1 – 0 Marok.
/a.r