Ka përfunduar në Durrës numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan me 25 qershor.
Nga rezultati i KQZ-së forcë e parë ka dalë PS-ja, ku ka marrë 8 mandate, ndërsa forcë e dytë është renditur PD-ja me 4 mandate.
Në këtë qark, dy mandate i ka marrë LSI-ja. Por, ky qark ka pasur edhe surpriza, pasi jashtë parlamentit ngeli kreu i PAA, Agron Duka, i cili ishte i 5 në listën e PD-së. /a.ç