• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër Dita e Verës/ Kalendari i festimeve për Tiranën, aktivitetet nisin në orën 09:00 nga Parku i Madh

by S T
13/03/2025 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e Verës, përveçse në Elbasan, që është kryefjala e saj, shoqërohet me festime të shumta edhe në Tiranë.

Parku i madh i liqenit artificial do të kthehet më 14 mars në oazin ku do mikpritet kjo ditë.

Të gjithë qytetarët do të kenë mundësi t’u bashkohen aktiviteteve që organizon bashkia e kryeqytetit për të gjitha grupmoshat. Me art, sport, muzikë e argëtime, kjo ditë, që paralajmëron ardhjen e pranverës, vjen edhe këtë vit si një ditë unike për ta shndërruar kryeqytetin në një atmosferë plot ngjyra.

Aktivitetet nisin nga ora 9:00 e mëngjesit, përgjatë digës së liqenit me Panairin e Artizanëve dhe Panairin Ushqimor për të vijuar deri në orën 8:00 të mbrëmjes.

Lojëra tradicionale për fëmijë, ekspozitë me piktura, nga mëngjesi deri në mesditë. Banda e qytetit do të performojë nga ora 9:00 deri në 10:00, nga diga deri në afërsi të Amfiteatrit. Më pas është parashikuar të mbahet edhe një koncert festiv.

Fëmijët do të kenë mundësinë të argëtohen me seancën e artit në natyrë. Lojërat sportive do të mbahen në orarin 10:30–12:30, ndërsa do të ketë shfaqje edhe nga kasta e aktorëve të Teatrit të Kukullave.

Aktivitetet festive në Tiranë

09:00 – 20:00 | Panairi i Artizanëve dhe Panairi Ushqimor
Përgjatë digës së PMLAT
09:00 – 14:00 | Oazi i Argëtimit
Lojëra tradicionale për fëmijë
09:00 – 14:00 | Ekspozitë me Piktura
Rruga nga bisedka e Nuses deri te godina e notarëve
09:00 – 14:00 | Varkat Padell dhe Kanoet
Përballë bisedkës Kineze
09:30 – 10:00 | Banda e Qytetit
Nga diga deri në afërsi të Amfiteatrit
10:00 – 14:00 | Koncerti Festiv
Teatri “Mirush Kabashi” – PMLAT
10:30 – 12:00 | Art & Craft
Seancë arti në natyrë për fëmijët @g_art_kids
10:00 – 21:00 | Koncerti i Pranverës
Hapësira përballë bisedkës Kineze
10:00 – 13:00: DJ Benito, program për fëmijë, Urban Band, Special Guests Sardi Strugaj
18:00 – 21:00: Banda muzikore Lambert Jorganxhi, Nikki Zaimi & Band, DJ
10:30 – 12:30 | Ëorkshop-i i Qeramikës
Godina e notarëve – Me mjeshtrin e qeramikës “Ari Art”
10:30 – 12:30 | Lojërat Sportive
Fushat multisportive
Sporti i Boksit
Federata e Ping Pong-ut
⚽ Kupa e Pranverës – Sportet Volejboll, Basketboll, Futboll
Lojëra popullore
♟ Kampionati i Shahut (Klubi Tirana)
11:00 – 12:00 | Teatri i Kukullave
Në krah të bisedkës së Nuses
11:00 – 13:00 | Taekëondo në Park
Hapësira në krah të stolave të Vodafone
Me një program të pasur, Elbasani do të mirëpresë gjithashtu banorë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria për të festuar së bashku Ditën e Verës, festën e ngrohtësisë, traditës dhe gëzimit, si dhe të përgatitjes së ballokumes.

Aktivitetet në këtë qytet nisin nga ora 9:00 e mëngjesit dhe do të zgjasin për dy ditë radhazi.

Aktivitetet festive në Elbasan

Ora 09:00 – Media Point – Përballë Sahatit
Ora 09:00 – Photo Point LED Ëall – Sheshi Gensher
Ora 09:00 – Panairi i zejeve – Bulevardi
Ora 09:00 – Panairi i ballokumes – Lulishtja “Aqif Pasha”
Ora 10:00 – Karnavalet e shkollave – Bulevardi “Q. Stafa”
Ora 11:00 – Koncert në shesh me Elita 5 dhe Ardit Çuni
Ora 18:00 – Koncert elektronik – Sheshi Gensher
Nga një festë e vogël lokale, sot Dita e Verës është bërë një nga festat me përhapje të madhe në të gjithë vendin.

Next Post
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Dita e Verës/ Policia plan masash për mbarëvajtjen e aktiviteteve, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykatësi Federal rrëzon padinë e presidentit Trump kundër Universitetit të Harvardit: Nuk ka prova të mjaftueshme!

Gjykatësi Federal rrëzon padinë e presidentit Trump kundër Universitetit të Harvardit: Nuk ka prova të mjaftueshme!

August 13, 2026
Lufta po prek edhe tregtinë, Ukraina i propozon Rusisë: Marrëveshje për ndalimin e sulmeve në Detin e Zi dhe ndaj porteve!

Lufta po prek edhe tregtinë, Ukraina i propozon Rusisë: Marrëveshje për ndalimin e sulmeve në Detin e Zi dhe ndaj porteve!

August 13, 2026
Zjarri përfshin edhe pyllin me pisha në Peshtan të Fierit, flakët larg banesave, operacion për shuarjen!

Zjarri përfshin edhe pyllin me pisha në Peshtan të Fierit, flakët larg banesave, operacion për shuarjen!

August 13, 2026
“Më shkarkuan pas 26 vitesh shërbim”- Kunati i Hashim Thaçit denoncon: Më hoqën për postimet në Facebook, por do ta mbaj kokën lart!

“Më shkarkuan pas 26 vitesh shërbim”- Kunati i Hashim Thaçit denoncon: Më hoqën për postimet në Facebook, por do ta mbaj kokën lart!

August 13, 2026
Zjarret djegin edhe Anglinë, flakët rrafshojnë shtëpitë në Stourbridge, dy të lënduar!

Zjarret djegin edhe Anglinë, flakët rrafshojnë shtëpitë në Stourbridge, dy të lënduar!

August 13, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Do t’i drejtohem Gjykatës së Strasburgut”- Ilir Meta denoncon nga burgu: Kur takova avokatin, po monitoroheshim me një kamera, cenohen të drejtat

August 13, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët, vihet nën kontroll edhe zjarri në Lugaxhi të Elbasanit!

Pas disa orësh lufte me flakët, vihet nën kontroll edhe zjarri në Lugaxhi të Elbasanit!

August 13, 2026
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë municionesh dhe eksplozivësh në periferi të Romës, shikoni pamjet e hedhjes në erë!

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë municionesh dhe eksplozivësh në periferi të Romës, shikoni pamjet e hedhjes në erë!

August 13, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Muhameti dhe Mehmeti shpëtojnë Amerikën nga komunizmi

August 13, 2026
EMRAT/ Aksident tragjik në Lushnjë, makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat!

EMRAT/ Aksident tragjik në Lushnjë, makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat!

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com