Përfundon numërimi në Berat. Aty ku shpresonte të merrte të pakën 2 mandatet e fituara në 2017, LSI është zhdukur totalisht nga ky qark duke mos marrë asnjë mandat.Dy mandatet e saj në 2017 janë ndarë një për PS dhe një për PD. Në këtë qark PS ka fituar 5 mandate dhe PD ka fituar 2 mandate.