Institucionet e pavarura janë “ankuar” në Gjykatën Kushtetuese për ndërhyrje të Qeverisë, shkruan Koha Ditore.
Në vlerësimin e tyre, statusi është duke u cenuar nga përcaktimi i ekzekutivit që edhe ato t’i nënshtrohen procesit të standardizimit dhe unifikimit të titujve të vendeve të punës dhe përshkrimit të detyrave të punës sipas një katalogu të hartuar në këtë fillimvit.
Tek gardiani i kushtetutshmërisë, çështjet i ka ngritur Avokati i Popullit, nëpërmjet një kërkese që mban datën 29 prill. (b.an)