Ka përfunduar rreth orës 11:00 edicioni i tretë i Maratonës së Tiranës, që ashtu siç pritej, u fitua nga kenianët, si në kategorinë e femrave, ashtu edhe në atë të meshkujve.
Maratona ishte e organizuar në disa kategori, duke i dhënë mundësi gjithkujt që të provonte vetveten në një garë rezistence.
Në kategorinë “We too” morën pjesë njerëzit më aftësi ndryshe. Kjo garë synonte që të ndërgjegjësonte qytetarët që jo vetëm të merren me sport, por edhe për të përcjellë mesazhin që pavarësisht aftësive, gjithkush ka të drejtë të jetojë dhe të jetë pjesë e shoqërisë.
Gara e vërtetë u zhvillua në dy kategoritë e tjera: Half Marathon (21,0975 km) dhe Tirana 10K, ku përveç të apasionuarëve pas vrapimit dhe sportit, morën pjesë edhe atletë profesionistë.
a.ç