• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon dita e dytë e bisedimeve Bushati-Kotzias

by A R
20/01/2018 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përfunduar takimi i ditës së dytë ndërmjet dy delegacioneve zyrtare të Shqipërisë e Greqisë në Korçë. Dy ministrat e jashtëm Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati kanë qëndruar përgjatë gjithë ditës së sotme kokë më kokë të ngujuar në një hotel privat në Korçë raporton Balkanweb. Ndërkohë mbrëmjen e sotme është parashikuar një vizitë e delegacionit grek në Muzeun Mesjetar të Korçës. Për këtë arsye forca të shumta të policisë dhe shërbimet speciale greke ndodhen në qytetin juglindor.

Kotzias Korce (2)

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ndodhet në Shqipëri në një vizitë tre ditore, pas takimeve të Kretës në përpjekje të zgjidhjes së çështjeve të hapura mes dy vendeve.

Takimi i parë mes ministrit shqiptar Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias u zhvillua në Kretë, në muajin nëntor. Ashtu si takimi i Kretës, edhe ky i Korçës është tepër hermetik për gazetarët.

Kotzias Korce (1)

Mes palëve ka probleme të hershme dhe të reja, që nga mbajtja në fuqi e ligjit të luftës nga Greqia, çështja çame, apo dhe çështja e kufirit detar mes dy vendeve.

Burimet i thanë “BalkanWeb” se takimi po zhvillohet në një klimë shumë të mirë dhe vjen pak ditë pasi presidenti Meta i dha shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas, një veprim që u prit shumë mirë nga Athina zyrtare.

Po ashtu në jug të Shqipërisë ka nisur puna për gjetjen dhe identifikimin e ushtarëve grekë të rënë në luftën e dytë botërore. Në deklaratat e tij në shtypin grek ministri i Jashtëm, Kotzias është shprehur optimist për ecurinë e dialogut me Shqipërinë.

Nga takimi i djeshëm mësuam se po përgatitet një takim i nivelit kryeministror që me shumë gjasa do të zhvillohet në prill mes Ramës dhe Aleksis Cipras./BW/a.m.

Next Post
Barça me njoftim zyrtar: Nuk e marrim Griezmann

Barça me njoftim zyrtar: Nuk e marrim Griezmann

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

May 8, 2026
Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In