• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon dëmshpërblimi i të gjithë ish-të përndjekurve që jetojnë

by Java News
29/12/2017 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët, dje ka përfunduar shpërndarja e këstit të tetë dhe të fundit të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit që jetojnë. Lëvrimi i kësaj pagese që e çon në stacionin e fundit procesin e dëmshpërblimit. Të parashikuar nga ligji për kategorinë parësore.

Pak muaj më parë, përmes një statusi në rrjetet sociale, ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaroi se, krahasuar me veprimet në këtë drejtim të qeverisë Berisha fondi i ndarë pas miratimit të ndryshimeve ligjore është 4-fish më i lartë.

“Ministria e Financave ka çelur këstin e tetë dhe të fundit për ish-të dënuarit politikë të kategorisë parësore, duke përmbyllur kështu me sukses një cikël të rëndësishëm që mbi të gjitha, është shprehje e drejtpërdrejtë e vëmendjes dhe përkujdesit social të një qeverie ndaj atyre në nevojë.

Në 2009-2013, qeveria e vjetër shpërndau vetëm dy këste për kategorinë parësore, ose 1.47 miliardë lekë. Në tri vitet e fundit ne çelëm 6 këste, ose 5.8 miliardë lekë, pra katër herë më shumë”, ka shkruar Ahmetaj.

Aktualisht janë rreth 1.650 të dënuar që bëjnë pjesë në kategorinë parësore. Ashtu si edhe një vit më parë, për dëmshpërblimin e tyre ishte vënë në dispozicion 70 për qind e fondit vjetor të alokuar nga buxheti i shtetit, ose 14 milionë dollarë.

Por, me një Akt Normativ, të kaluar në ligj pak ditë më parë, Buxheti sërish është ndryshuar, duke vënë në dispozicion të kësaj kategorie edhe një shumë tjetër në total prej 352 milionë lekësh, për të përmbyllur detyrimin ndaj kësaj shtrese para përfundimit të këtij viti kalendarik. Nga dikasteri, burimet deklaruan për Shqiptarja.com se janë shumë pak emra, të cilët nuk janë dëmshpërblyer, kryesisht për mungesa dokumentash, por numri i tyre është i papërfillshëm.

Po kështu, të njejtat burime deklaruan se gjatë ditës së djeshme është bërë derdhje në banka nga Thesari edhe për kategorinë e trashëgimtarëve, kësti i parë, që do të vazhdojë në vijim.

Ministria e Financave tashmë ka publikuar emrat e personave trashëgimtarë, të cilët duhet që paraprakisht të dorëzojnë pranë sektorit të pagave dhe dëmshpërblimeve kopje të letërnjoftimit, numër llogarie, certifikatë vdekjeje, certifikatë të trungut familjar, dëshmi trashëgimie dhe prokurë.

“Të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarit politikë duhet të konfirmojnë në bankat përkatëse numrin e llogarisë bankare nëse është aktiv. Nëse nuk është aktiv, të hapin një numër të ri llogarie bankare, të cilin ta dërgojnë në sektorin e pagave dhe dëmshpërblimeve, duke shënuar numrin e dosjes të ish-të dënuarit politik”, thuhet në njoftimin e Financave.

Aktualisht ka filluar trajtimi i tyre me këstin e parë dhe këstin e dytë, por ende nuk ka asnjë informacion mbi fillimin e mundshëm të këstit të tretë.

Ministri Ahmetaj tha se procesi do të vijojë me shpejtësi në vitin 2018, duke qënë se i gjithë fondi tanimë do të kalojë për kategorinë e trashëgimtarëve.

Dokumentat që kërkohen

Të gjithë trashëgimtarët duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme.

Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.

Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.

Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.

Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëj një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative, thotë Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Trashëgimtarët

Ministria e Financave dhe Ekonomisëë ka publikuar emrat e personave trashëgimtarë, të cilët duhet që paraprakisht të dorëzojnë pranë sektorit të pagave dhe dëmshpërblimeve dokumentat që kërkohen me ligj.

Fondi

Qeveria ka vënë në dispozicion të kategorisë parësore një fond të posaçëm shtesë, me shumën 352 milionë lekë, për të përmbyllur detyrimin ndaj kësaj shtrese para përfundimit të këtij viti.

a.ç

Next Post
Kapexhiu: Dikur më bënin presion të hiqja Ramën, por ai ishte pedagog shumë i mirë

Kapexhiu: Dikur më bënin presion të hiqja Ramën, por ai ishte pedagog shumë i mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

November 4, 2026
Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In