• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundimisht u diskredituan

by Artur Ajazi
27/01/2018 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Protesta e 27 janarit, ishte fillimi dhe fundi brënda një kohe të paracaktuar, i diskreditimit të një partie dyshe, e cila jo vetëm nuk arriti të bënte “protestën e madhe”, por kulminacionin e dështimit të saj e kishte, duke nisur nga mënyra ose “skenari” i organizimit e duke përfunduar tek shpërndarja e atyre që Luli dhe Monika kishin mashtruar për ti hipur në autobuzë. Ajo ç’ka Luli dhe Monika kishin parapergatitur, që kishin hartuar dhe kishin miratuar mes tyre, dhe që në dukje ishte “si një protestë e 500 mijë shqiptarëve”, nuk ishte gjë tjetër veçse, diskreditimi i plotë i një partie dyshe, dhe e dy kryetarëve të dështuar dhe të ngjirrur.

Protesta ishte e diskredituar sepse nuk kishte asnjë hije vërtetësie, sepse nuk kishte sharmin e një proteste popullore, sepse nuk kishte numrin e duhur të “qindra e mijërave” opozitarëve, sepse nuk kishte mjetet e nevojshme të një proteste popullore, sepse nuk kishte figurat dhe emrat e duhur të cilët do të përfaqësonin protestën popullore, sepse në fjalimet e tyre Luli, Monika, Fatmiri, Vangjeli, Dashi dhe kushdo tjetër , duke mos harruar edhe “socialistin” e zhgënjyer, ishin fallco, ishin të shtirur, ishin të porositur, ishin djallëzorë, dhe nuk ishin personat e duhur të qanin me lot krokodili për hallet dhe problemet e shqiptarëve.

Ata që u folën atyre “500 mijë protestuesve” ishin milionerët e opozitës, ishin pushtetarët e opozitës, ishin të akuzuarit e opozitës, ishin të denoncuarit e opozitës, që tentuan tu mbushinin mëndjen shqiptarëve të mbushinin sheshin sepse “do të rrëzonin Ramën nga pushtetit”. Fjalimet e tyre ishin boshe, fjalimet e tyre ishin hipokrite, fjalimet e tyre ishin tinzare, të mbushura me tallje dhe mashtrime standarde, për ata qyqarë që kishin marrë udhët me autobuzë, duke u mbushur qeset me sufllaqe dhe ndonjë coca-cola, për të ardhur në “protestën” e ish-pushtetarëve të rrëzuar me votën e lirë.

Fronti “opozitar” e nisi diskreditimin, qysh në çastin e parë me nxjerrjen në podiumin e protestës të një personi që u vetëdeklarua “socialisti i zhgënjyer”, duke cicëruar fjalë për fjalë gjithçka i kishte porositur Luli nga zyra e tij. Pastaj e vazhduan me “aleatët” pa parti, për ta vazhduar me Monikën e LSI, e cila duhet thënë se dukej më e trembur se kurrë. Monika ndoshta e ka ditur e fare mirë se “protesta popullore” do të dështonte, ndaj dhe doli më e trembur se kurrë në podium, ishte e trembur sepse fjalimi i saj ishte pa lidhje, ishte fjalimi i politikanes së kapur nga frika e Vettingut, e politikanes që turret të gjejë rrugëdalje nga ndëshkimi i ligjit duke përdorur partinë.

Protesta e 27 janarit ishte diskreditimi i një klase politike të dështuar, e cila pasi ka qenë për 8 vjet në pushtet, pasi ka abuzuar, pasi është akuzuar dhe pasi është denoncuar publikisht, duke patur për një kohë të gjatë punë me organet ligjzbatuese, tenton të shfrytëzojë shpresën e vetme, të mashtrojë dhe ofertojë “protestues” me qera. Protesta “popullore” e partisë dyshe Luli-Moniika, ishte e trishtueshme, ishte hileqare, tek shikoje hallexhinjtë tek zbrisnin tufa-tufa nga autobuzët e rretheve me qese në duar, dhe pastaj oborrtarët e Lulit dhe Monikës tek raportonin vazhdimisht me celularë tek shefat e tyre, për numrin e të ardhurve , dhe sheshin e mbushur.

Protesta “popullore” e Lulit dhe Monikës, nuk ishte protesta e opozitës, ajo ishte protesta e dyshes së dëshpëruar nga mungesa e pushtetit, ishte protesta e dyshes së inatosur nga mungesa e alternativave për ti bindur shqiptarët të jenë shumicë kundër qeverisë Rama, ishte tentativa e tyre e fundit për të qenë të besueshëm në Tiranë dhe rrethe, ishte shfryrja e fundit e tyre ndaj një qeverie legjitime që po e afron Shqipërinë në BE, ndaj vendosjes së shtetit ligjor, ndaj zbatimit të Vettingut.

Protesta e Lulit dhe Monikës, ishte e trembur, pasi sinjalet nga Brukseli dhe Washingtoni, janë të qarta dhe të prera për klasën politike opozitare të Tiranës, “asnjë tolerancë për nxitësit e trazirave, asnjë mbështetje për politikanët aventuriarë që ndjellin destabilitet”. Kaq ka mjaftuar që organizatorët të fshinin të trembur “skenarët e zinj të protestës popullore” të 27 janarit, për tu mjaftuar vetëm me fjalimet e tyre bajate, madje pa citate paralajmëruese “do të rrëzojmë qeverinë”.(TemA)

Next Post

Të protestosh në epokën e dronit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In