• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfolja e UÇK-së, shenjë demokracie apo anarkie?

by Ben Andoni
02/10/2016 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pjesëmarrja e UÇK-së në çlirimin e Kosovës ishte një ngjarje e jashtëzakonshme dhe mbeti një ndihmëse e madhe për të ardhmen e saj. Të paktën, kështu u ndje për vite me radhë pas mbarimit të luftës dhe çarmatosjes së makinerisë luftarake serbe në krahinën e saj të dikurshme.

Pak kohë më parë, filloi publikisht përfolja e kësaj lufte me akuzat e komandantëve të UÇK-së me njëri-tjetrin, por më shumë me kundërshtitë e përgjithshme dhe akuzat për ata syresh që janë pasuruar frikshëm. Kjo gjendje, sot, ka arritur në stade të reja dhe Kosova po përballet me një realitet tjetër. Ish-komandantët idealistë të luftës së UÇK-së tashmë kanë mbetur hija e atyre djemve që luftuan dhe aspiruan për të ardhmen. Pasuria e komandantëve të tyre është e frikshme, kurse akuzat për njëri-tjetrin kanë treguar se që në luftë shumë prej këtyre djemve bënin llogari të paqme. Jo më kot, UÇK dhe FARK do mbahen mënd veç të tjerave dhe për një numër abuzimesh, që me kohë ia kanë zbuluar njëra-tjetrës.

Paslufta, i bëri bashkë kundërshtarët e dikurshëm, tashmë të mbledhur në dy partitë më të fuqishme në vend PDK dhe LDK sepse pushteti veç fuqisë do të thoshte pasuri, porse zbehu për njerëzit realisht imazhin e vërtetë të luftëtarëve me sjelljet e tyre.

Akuzat e fundit të publicistit Surroi një nga më të thartët në mendimet e tij, por edhe një protagonist real të ngjarjeve të pavarësimit, tregon se Kosova e ka plagën shumë më të thellë dhe se problemi kryesor fillon nga mungesa e një katarsisi. Ai duhej të përfshinte fillimisht njerëzit e ish-administratës serbe, por edhe pastërtinë e komunitetit të luftëtarëve, që tashmë japin shifra paradoksale pjesëmarrje në luftë!

Ndërkohë që ardhja e fantazmës së Gjykatës Speciale po nxjerr dhe një si kënaqësi të përgjithshme në Kosovë për pasojat e saj. Dhe, nga ato që lexon në Kosovë, kuptohet se flitet me emër e mbiemër për arrestime personazhesh që e kanë vendin në Hagë, ashtu si shumë syresh po trajtohen si të paditur dhe injorantë. Kjo e fundit u sanksionua disi edhe më intervistën e fundit të z.Surroi.

Që Kosova e ka tepruar tashmë me kaosin e gjatë parlamentar, akuzat, përfoljet, korrupsionin e pafre dhe përdhosjen e UÇK-së kjo s’do mënd të kuptohet porse rruga e demokracisë do t’i ndihte për një drejtim të tillë të sigurt kah anarkisë është vërtetë shqetësuese. Së pari për të, dhe pastaj për të gjithë rajonin.

Më shqetësues është fakti që Kosova po rrëshqet edhe në një anarki të dukshme politike dhe për këtë duket se faji mbetet te pamundësia e strukturave të një shteti të ri si ai i Kosovës të bënte katarsisin e thellë dhe të mundte të mbante larg shumë nga njerëzit e përfolur të UÇK-së, që për hir të së vërtetës kanë treguar se kanë shumë probleme. Akuzat politike në Kosovë janë të tilla sa nuk do të bëheshin edhe kundër vetë Serbisë.

Ajo që e shqetëson publikun shqiptar por më shumë e lodh është se korrupsioni dhe shtirja është aq e thellë dhe se pushteti është aq i kapur saqë ka të ngjarë që demokracia të jetë shumë më larg sesa e kanë menduar Aleatët e saj potencialë, ndryshe nga anarkia që duket shumë afër. Shembulli është te mosgjetja e gjuhës për çështje kardinale si Demarkacioni dhe Asosacioni, ku qeveria dhe parlamenti asnjëherë nuk ishin si duhet transparentë, por edhe për shumë e shumë gjëra të tjera.

Por të mos harrojmë se ndërsa për anarki, shqiptarët e kanë treguar veten se ia njohin mirë shtigjet, krejt e kundërta është në demokraci ku rrugët ngatërrohen paq për popujt si shqiptarët. Dhe, e ardhmja e Kosovës është realisht në rrezik me këtë lloj strukture politike që ka aktualisht, por edhe mungesën e këqyrjes së të vërtetës në sy. Qoftë edhe pa përfoljet e Surroit dhe të tjerëve kundër UÇK-së. (Javanews)

 

Next Post
FOTO/ Një portret 106 vjeçar me ngjyra… i një emigranti shqiptar në New York

FOTO/ Një portret 106 vjeçar me ngjyra... i një emigranti shqiptar në New York

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

January 1, 2026
Zjarri rrafshon kullën e kishës dy shekullore në Amsterdam! Shkak dyshohet hedhja e fishekzjarreve

Zjarri rrafshon kullën e kishës dy shekullore në Amsterdam! Shkak dyshohet hedhja e fishekzjarreve

January 1, 2026
Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

January 1, 2026
Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

January 1, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

2026! Në këtë vend ndryshon gjithçka që të mbetemi njësoj!

January 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e premte 2 janar 2026

January 1, 2026
Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

January 1, 2026
Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

January 1, 2026
Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

January 1, 2026
‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com