Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Joseph Borell pas vizitës së tij në Kosovë, është takuar këtë të premte me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd.
Gjatë konferencës për shtyp ai tha se unioni duhet të angazhohet më shumë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne duhet të angazhohemi më shumë sesa në muajt e kaluar. Unë mendoj se të gjithë e kuptojnë se Kosova duhet të njihet nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare. Shpresoj që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të rifillojë së shpejti. BE do të jetë e gatshme të vazhdojë të ndërmjetësojë në këtë dialog”, theksoi Borell.
Ndërkaq, Alesandër Vuçiç kërkoi shfuqizimin e taksës për mallrat serbe që është vendosur nga qeveria e Kosovës.
“Beogradi do të ishte gati për bisedime nëse tarifat prej 100 përqind ndaj mallrave serbe do te hiqej. Ne duhet të punojmë dhe të përpiqemi për zgjidhje kompromisi”, tha ai.
Vuçiç u shpreh se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së për shkak të lidhjeve gjeografike, kulturore dhe ekonomike, dhe më e rëndësishmja, për shkak të aspiratave të qytetarëve.
Presidenti siguroi se vendi i tij do të punojë fort për t’u bërë pjesë e unionit. /e.s/











