• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfaqësimi i shqiptarëve në Ushtrinë e Maqedonisë, fare i vogël

by Java News
17/08/2018 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e Armatës së Maqedonisë i gjen ushtarët shqiptarë të diskriminuar. Në listën e njësitit ushtarak elitar, “Ujqit” nuk gjendet asnjë emër shqiptar, edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme të funksionarëve shqiptarë, për përfaqësim të denjë në mbrojtjen e shtetit, transmeton Alsat-m.Këtë ngecje e pranon edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti, i cili përmend mungesën e ushtarëve të rinjve shqiptarë që paraqiten në konkurse selektive. Ai thotë se tanimë kanë arritur marrëveshje politike që me strukturimin e ri të njësive për operacione speciale, shqiptarë të jenë të përfaqësuar në përqindjen e duhur në njësitin e “Ujqve”.

Regjimenti për operacione speciale, me strukturën e re do të shpërbëhet dhe do të krijojmë dy batalione të reja. Në njërin batalion edhe tani ka pasur oficerë, nënoficerë dhe ushtarë shqiptarë, por fatkeqësisht nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje që deri tani të kemi sa i takon përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në batalionin e Ujqve. Nga ky moment unë do të kisha dashur që të apeloj te të gjithë të rinjtë, sidomos te ushtarët që të paraqiten nëpër konkurse selektive që të kemi një masë të mjaftueshme sepse kemi një arritje politike edhe për këtë proces, që në të ardhmen të kemi mundësi sa më të mirë të mundshme që t’i fusim ata edhe te batalioni i Ujqërve dhe kjo nuk duhet të jetë një dyer e mbyllur për shqiptarët – tha Bekim Maksuti – zëvendësministër i Mbrojtjes. Gjenerali Muhamet Racaj thotë se pengesa e vetme e mungesës së shqiptarëve në njësitin special “Ujqit”, është marrëveshja politike mes partive të bllokut maqedonas dhe atij shqiptar në pushtet. Sipas tij, ka shumë ushtarë të aftë shqiptarë që nuk e fitojnë avancimin e duhur vetëm për shkak të përkatësisë etnike.

Atje nuk kemi asnjë shqiptarë sepse janë disa rregulla dhe disa pengesa edhe politike që dikush aty nuk dëshiron të ketë shqiptarë. Por edhe atmosfera që është krijuar në atë njësi është që të mos ketë shqiptarë. Gjegjësisht është një metodë me njësitë speciale, ku nëse kolektivi nuk të pranon dhe nuk ka besim në ty që të jesh në ekipin e tyre, atëherë nuk mund të pranohesh. Atmosfera te njësitë speciale Ujqit është e tillë që të mos pranohen shqiptarët -tha gjenrali Muhamet Racaj.

Por a janë shqiptarët të aftë që të jenë pjesë e këtij grupi?

Shqiptarët janë, kanë qenë dhe do të jenë të aftë të marrin pjesë. Vetëm duhet vendim politik.

Tek njësiti special “Renxherët” shqiptarët janë të përfaqësuar me vetëm 0.3 % ndërsa në njësitin “Skorpionët” ka gjithashtu një numër shumë të vogël të shqiptarëve. Diskriminimi vazhdon tutje kur në ceremoninë qendrorë të Ditës së Armatës së Maqedonisë u dha urdhër për avancimin e mbi 10 eprorëve në akte më të larta të oficerëve, por edhe këtu nuk u dëgjua asnjë emër shqiptar. (b.an)

Next Post
Moti për sot/ Shijojeni diellin, ja si do variojnë temperaturat

Diell apo reshje shiu? Ja parashikimi i motit për fundjavën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

August 6, 2026
Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

August 6, 2026
Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

August 6, 2026
Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

August 6, 2026
Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

August 6, 2026
Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

August 6, 2026
Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

August 6, 2026
“Paketa e maleve” për turizmin, lehtësira në taksa për të nxitur investimet në zonat e pazhvilluara

Gushti sjell kulmin e sezonit turistik në Theth, rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

August 6, 2026
28 vatra zjarri në 24 orë/ MIA: 5 mbeten aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

28 vatra zjarri në 24 orë/ MIA: 5 mbeten aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

August 6, 2026
Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com