• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Perëndon koha e dyqaneve të vogla, supermarketet nisin të dominojnë

by Aalison Pearse Stevens
08/10/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Mbyllja e bizneseve të vogla po rezulton gjithnjë e më problematike për shkak të peshës së rëndësishme që kanë njësitë e vogla tregtare në punësim dhe sidomos vetëpunësim. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2014, rezulton se rreth 44% e totalit të të vetëpunësuarve janë të vetëpunësuar në tregti me pakicë…

 

Dyqanet e vogla të tregtisë, që ndodhen në një distancë me një perimetër prej 10 minutash larg nga një supermarket i hapur rishtazi vuajnë një rënie të ndjeshme të shitjeve, sipas një studimi të pak viteve më parë. Dhe teksa rrjeti i organizuar i tregtisë me pakicë dhe qendrave tregtare ka marrë përhapje të gjerë në vend në dekadën e fundit, një zhvillim normal ky, bizneset e vogla morën goditjen e parë. Konsumatorët po i largohen çdo ditë e më shumë dyqaneve “të lagjes”. Zhvillimi i qendrave të mëdha dhe supermarketeve ishte një dukuri e pashmangshme. Supermarketet ofrojnë kushte më të mira tregtimi higjieno-sanitare, çmime më të ulëta, më shumë shumëllojshmëri produktesh, duke rritur mundësinë e zgjedhjeve, si dhe më shumë ulje në formën e ofertave të vazhdueshme dhe eventeve promocionale. Një nga pikat e forta të njësive të mëdha tregtuese në vend është produktiviteti i lartë që kanë në raport me njësitë e vogla. Sipas të dhënave të anketës strukturore të INSTAT për vitin 2014, produktiviteti i njësive tregtuese me 1-4 punonjës është 7 herë më i ulët se ato me 10-49 punonjës.

Por, kjo tendencë, në këndvështrimin e konkurrencës te biznesi i vogël tregtar po rezulton gjithnjë e më problematike për shkak të peshës së rëndësishme që kanë njësitë e vogla tregtare në punësim dhe sidomos vetëpunësim. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2014, rezulton se rreth 44% e totalit të të vetëpunësuarve janë të vetëpunësuar në tregti me pakicë. Ndërsa në totalin e të punësuarve në vend, të vetëpunësuarit në tregti zënë rreth 11% të tyre. Sipas Anketës Strukturore të INSTAT, për vitin 2014, tregtia me pakicë ka numrin më të madh të të punësuarve në vend, me rreth 52 mijë, nga të cilët 30 mijë, apo 60% janë të vetëpunësuar, raporti më i lartë i të vetëpunësuarve nga të gjithë sektorët. Në fakt, e gjithë ekonomia shqiptare është e mbështetur te sipërmarrjet e vogla dhe vetëpunësimi. Hapja e një dyqani në lagje, me qira, apo në pronësi, ka qenë në vite një formë vetëpunësimi për pjesën më të madhe të shqiptarëve, që në mungesë të alternativave të tjera, i kanë dalë për zot vetes. Sipas të dhënave të INSTAT, 89% e ndërmarrjeve kanë 1-4 të punësuar. Teksa kontributi i tyre në shitjet në ekonomi është i ulët (realizojnë 14% të totalit të shitjeve në vend), roli i tyre është shumë i madh në punësim. Në bizneset e vogla marrin të ardhura gati një e treta e të punësuarve në vend.

Goditja e dytë për bizneset e vogla është tkurrja e konsumit. Të dhënat zyrtare tregojnë se konsumi privat ra me 0.2% në 2015-n për herë të parë që nga viti 2011 dhe ka rikuperuar lehtë në muajt e parë të 2016-s. Shumë biznese të vogla po e gjejnë të vështirë të mbijetojnë, në kushtet kur njerëzit kanë ulur në maksimum shpenzimet ose janë bërë më të zgjuar në blerjet e tyre. Në një ekonomi, ku pak prodhojnë dhe të gjithë duan të shesin, kjo pritej të ndodhte herët a vonë. Shërbimi ushqimor (kryesisht restorante e bar-kafe) janë sektori tjetër që shumë familje kanë gjetur për të mbijetuar, por që dhe ai po vuan krizën e konsumit. Në një afat më të gjatë, bizneset e vogla pritet të jenë ato që do të goditen më shumë nga domosdoshmëria për të plotësuar standardet e tregtimit, teksa vendi po harmonizon legjislacionin dhe përafron kriteret me vendet e Bashkimit Europian.

Presioni për t’u formalizuar nga ana tjetër po i nxjerr zbuluar shumë prej këtyre bizneseve të vogla, që po shohin sa pak konkurruese kanë qenë në një mjedis shumë konkurruese dhe po kuptojnë që nëse “i tregojnë” të gjitha nuk do të arrijnë të dalin me fitim. Ata po gjenden në dilemën nëse do të arrijnë të mbijetojnë në këtë mjedis të vështirë dhe shumë kanë filluar të mbyllen. Janë shumë biznese të vogla, që në fakt, “avantazhin” e vetëm konkurrues kanë pasur informalitetin në raport me sipërmarrjet e organizuara të pakicës. Tendenca rënëse ka filluar edhe statistikisht. Që në vitin 2014, të dhënat e Anketës Strukturore të INSTAT treguan se bizneset me 1-4 punonjës në sektorin e tregtisë ranë me 3% në raport me një vit më parë. Ndërsa numri i të punësuarve në këto sipërmarrje të vogla ra me ritme edhe më të larta, duke u tkurrur me gati 5%.

6-mujori, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme raportojnë rënie të shitjeve

Në krahasim me fundin e vitit 2015, ndërmarrjet e vogla dhe më pak ato të mesme, vlerësojnë ulje të nivelit të shitjeve dhe të rezultatit financiar, ndërsa ndërmarrjet e mëdha vlerësojnë përmirësim të tyre. Këtë tendencë e ka dhënë Banka e Shqipërisë në një analizë mbi rezultatet e “Vrojtimit mbi Gjendjen e Financiare dhe Huamarrjen e Ndërmarrjeve”. Për pasojë, ndërmarrjet e vogla e kanë tkurrur veprimtarinë e tyre, ndërkohë që ato të mesme kanë vijuar zgjerimin e aktivitetit të tyre, pavarësisht rënies së shitjeve. Ndërsa ndërmarrjet e mëdha shënojnë zgjerim të ndjeshëm të veprimtarisë. Për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016, të gjitha ndërmarrjet presin një zgjerim të veprimtarisë së tyre dhe ecuri pozitive për nivelin e shitjeve të përgjithshme dhe të rezultatit financiar.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të 2016-s, më tepër se gjysma e ndërmarrjeve të përgjigjura kanë financuar veprimtarinë e tyre vetëm përmes shitjeve, pavarësisht ndarjes sipas madhësisë. Vetëm nga shitjet, janë financuar përkatësisht 56.7% e ndërmarrjeve të vogla, 56% e atyre të mesme dhe 56.5% e atyre të mëdha.
Huamarrja si burim më vete apo i kombinuar është përdorur nga 29.8% e ndërmarrjeve të mëdha, 27.2% e ndërmarrjeve të mesme dhe 23.3% e ndërmarrjeve të vogla. Ndërmarrjet deklarojnë se i janë drejtuar kryesisht sektorit bankar si burim huamarrjeje. Përkatësisht, 92.2% e ndërmarrjeve të vogla, 92.7% e atyre të mesme dhe 96.1% e atyre të mëdha e kanë përfituar huan e tyre vetëm nga bankat, ndërkohë që pjesa tjetër kanë kombinuar një tërësi burimesh financimi.

Huamarrja e ndërmarrjeve ka si qëllim kryesor përballimin e shpenzimeve korrente (48.5% e ndërmarrjeve të vogla, 38.1% e atyre të mesme dhe 40.9% e atyre të mëdha), si dhe kryerjen e një investimi afatgjatë (34.8% e ndërmarrjeve të vogla, 36.5% e atyre të mesme dhe 38.5% e ndërmarrjeve të mëdha). Për 76.9% të ndërmarrjeve të vogla, 67.2% të ndërmarrjeve të mesme dhe 82.8% të ndërmarrjeve të mëdha, pagesa e huas ndaj totalit të të ardhurave arrin deri në 20% të të ardhurave. Për të gjitha ndërmarrjet, ngarkesa në borxh vlerësohet kryesisht disi më e lartë se “ngarkesa mesatare”. Procesi i huamarrjes nga bankat vlerësohet midis nivelit “normal” dhe “i vështirë” nga të gjitha ndërmarrjet./ Monitor

Next Post
Zbulohet pas 59 vitesh, tema e diplomës së Dritëro Agollit në Petersburg: Migjeni!

Zbulohet pas 59 vitesh, tema e diplomës së Dritëro Agollit në Petersburg: Migjeni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In